Infertiliteti nuk është anormal, mos e trajtoni si të tillë!

0 0

Ok tani kam nevojë t’ju tregoj… Unë jam duke u përpjekur për të ngelur shtatzënë. Kjo është një kohë e vështirë për mua. Nuk është sekret që po përpiqemi për fëmijën e dytë, por nëse e keni ndjekur udhëtimin tim, do ta dini se ishte një luftë për të mbetur shtatzënë. Unë shmangia përgjigjen ndaj pyetjes së frikshme, sepse isha e zënë ngushtë nga pamundësia ime për të konceptuar dhe për mua, mosngelia shtatzanë nënkuptonte se trupi im nuk mund të bënte atë që duhej.

Mos më keqkuptoni, unë i numëroj bekimet e mia dhe jam përgjithmonë mirënjohëse për atë që kam, por dua vetëm që ato që janë në të njëjtën situatë si unë të dinë se nuk janë vetëm dhe nuk duhet të kenë kurrë turp nga trupi i tyre. Arsyeja për të cilën unë dua ta ndaj këtë është sepse ndjehem që është koha që të mos ndalemi dhe të fillojmë të ndihemi rehat për të bërë këto biseda.

Për çfarë kemi frikë? Pse njerëzit mendojnë se infertiliteti nuk është “normal”? Problemi është se infertiliteti është diçka që jo shumë njerëz e njohin nëse nuk janë përballur me të.

Unë mendoj se kjo është arsyeja pse shihet si jashtë normales. Është padyshim diçka që mund të jetë e pakëndshme për ta diskutuar ose si gra ne mund të ndjehemi të turpëruara, por është koha për një ndryshim.

Nëse mund të kemi biseda më të hapura dhe të ndershme, të ndajmë historitë tona të infertilitetit, të edukojmë vetveten, të ndalojmë gjykimin dhe të fillojmë të dëgjojmë. Unë nuk i kam të gjitha përgjigjet, por shpresoj se mund të bëj pjesën time dhe të përdor zërin tim për të thyer tabunë e infertilitetit duke folur më shumë për këtë.

E di se nuk do ta zgjidhë problemin, por është padyshim ky është një fillim. Komentoni historitë tuaja më poshtë ne komente ose ne emailin [email protected]dhe le të lidhemi të gjitha bashkë. Unë pres që të lexoj për rrugëtimin tuaj.

Lexo edhe: Infertiliteti mashkullor, mund te jete faji i nje gjeni

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X