Infertiliteti mashkullor, mund të jetë faji i një gjeni

0 0

 

Një hulumtim i fundit lidhur me infertilitetin mashkullor, identifikoi rëndësinë e një gjeni të veçantë në rregullimin e prodhimit të spermës plotësisht funksionale.

Për herë të parë, shkencëtarët kuptojnë rolin e gjenit RBMXL2, i cili është i ngjashëm me një gjen të mundshëm të infertilitetit që gjendet në kromozomin Y te meshkujt. Gjeni duket të jetë vendimtar për prodhimin e spermës dhe hedh dritë për burrat që luftojnë me inferitlitetin.

Studimi ndërkombëtar 10-vjeçar përfshiu ekspertë nga SHBA, Edinburg dhe Evropa, dhe gjeti fshirjen e gjenit RBMXL2 nga kromozomi 11 që bllokon prodhimin e spermës.

Meioza, procesi i bërjes së spermës dhe vezëve, është një pikë e nxehtë për shprehjen e gjeneve dhe zhvillimin e spermës, që përfshin kopjimin e shtrirjeve të gjata të ADN-së në ARN. Pa gjenin RBMXL2, gjenet e tjera nuk shprehen siç duhet, duke çuar në gabime që eventualisht bllokojnë prodhimin e spermës.

Kur shkencëtarët hiqnin gjenin RBMXL2 nga minjtë, u parandalua prodhimi i spermës. Blloku ndodhi ndërkohë që qelizat ndaheshin në testet për të bërë spermatozoide. Studiuesit besojnë se ajo që ata vëzhguan tek minjtë mund të ndodhë edhe për njerëzit që përpiqen të konceptojnë.

Më së shpeshti supozojmë se çdo luftë pjellorie është për shkak të ndërlikimeve që lidhen me femrat. Por në të vërtetë ka shumë fakte të habitshëm për infertilitetin mashkullor që shumë nuk i dinë.

Lexo edhe: A ndikon domatja ne pjellorine e burrave?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X