A ndikon domatja në pjellorinë e burrave?

0 0

A ndikon konsumi i domates në cilësinë dhe sasinë e spermës së një burri? Kjo është ajo që shkencëtarët në Universitetin Sheffield të Anglisë po përpiqen të gjejnë. Nëse është kështu, mund të bëhet një trajtim i mundshëm për problemet e pjellorisë mashkullore.

Pse domatet?

Studimet e mëparshme kanë treguar se likopeni, pigmenti i kuq i gjetur në domate, mund të rrisë sasinë e spermës deri në 70 përqind. Tani hulumtuesit duan të zbulojnë nëse ngritja e niveleve të likopenit përmirëson cilësinë e spermës.

“Studimet kudo në botë kanë treguar se vetitë antioksiduese të likopenit duket se kanë një efekt të dobishëm në cilësinë e spermës dhe ne duam ta hulumtojmë më tej këtë gjë”, tha Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin e Sheffield në South Yorkshire. “Ky studim do të na tregojë nëse likopeni përmirëson cilësinë e spermës tashmë në zhvillim duke reduktuar dëmtimin e ADN-së “.

Studimi do të përfshijë 60 vullnetarë meshkuj midis moshës 18 dhe 30 vjeçare. Gjysma do të marrin dy kapsula të një shtojce të likopenit të quajtur XY Pro. Të tjerët do të marrin shtojcën placebo. As vullnetarët, as studiuesit nuk do të dinë se kush e mori atë.

Burrat gjithashtu do të sigurojnë tre mostra të spermës dhe gjakut për të kontrolluar nivelet e likopenit, të marra në fillim të studimit, në javën e gjashtë dhe pastaj në fund të 12 javëve për të parë nëse disa prej tyre absorbojnë likopenin më mirë se të tjerët .

“Ka dëshmi të mjaftueshme për të treguar që ky studim është i vlefshëm dhe unë jam optimist “, tha Pacey.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X