5 menyra per te percaktuar ditet qe do te mundesojne nje shtatzani

0 0

Falë gjetjes së ditëve fertile ju do të mund ta keni më të lehtë të ngjizni një fëmijë.

Por si ta bëjmë të mundur përcaktimin e kohës fertile?

  1. Llogaritja e ditëve fertile

Ditët fertile do të llogariten duke u nisur nga cikli juaj menstrual. Duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve zhvillohet folikuli, proçes i cili zgjat 14 ditë (faza folikulare), fazë e cila pasohet nga faza tjetër (luteinike) e cila zgjat gjithashtu 14 ditë. Ditët fertile të gruas janë midis ditës së 12 dhe 16 nga dita e parë e ciklit.

  1. Mukusi çervikal

Në momentin që afrohet dita e ovulimit mukusi çervical do të rritet dhe ju do të keni sekrecione të shumta transparente. Sekrecionet do të ngjajnë me të bardhën e vezës. Kjo konsiderohet si periudha më e mirë për të ngjizur një shtatzani.

  1. Temperatura trupore

Në ditët fertile do të vihet re një rritje e temperaturës trupore me rreth 0.5 gradë. Pra ajo mund të shkojë 37 gradë.

  1. Testi i ovulimit

Këtë mund ta gjeni në farmaci dhe mund të kryhen duke u vendosur nën fluksin e urinës për 5 sekonda dhe më pas të prisni disa minuta.

  1. Monitorimi me anën e ekografisë

Nëse keni vështirësi në perceptimin e sinjaleve që trupi juaj ju jep, mund të shkoni dhe të bisedoni me gjinekologun. Me anën e ekografive vaginale gjinekologu mund të vërejë madhësinë e folikulit kryesor (tek ai që do të ndodhë ovulimi) dhe në momentin që ai ka arritur përmasat 20 mm duhet të kryeni marrëdhënie. Pra atë ditë ose ditën tjetër.

Lexoni dhe: A mund të ndodhë ovulacioni më shumë se njëherë gjatë një cikli?

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X