Kanë kaluar pesë muaj që kur Amy Schumer lindi dhe ndërsa u rikthye në punë, ajo ka treguar përmes një postimi në Instagram se sa i vështirë ka qenë largimi nga djali i saj.
“Ndihem mirë dhe e fortë dhe sikur jam akoma një qenie njerëzore me interesa dhe ambicie dhe qëllime të cilat jam entuziaste qër t’i arrij”, – shkroi ajo në një foto të bukur në të cilën përkëdhel djalin e saj, Gene.
Schumer vazhdoi: “Është ndjesi e mirë të kthehesh në punë. Isha kaq e shqetësuar për këtë dhe kisha frikë të kthehesha pasi ai ishte 3 muajsh. Disa ditë kam qarë nga mungesa e tij. Por kryesisht është mirë të kthehesh dhe pushimet më bëjnë që të jem një nënë më e mirë dhe ta vlerësoj kohën tonë edhe më shumë. Unë e kam pasur shumë më të lehtë sesa shumë gra të tjera, por doja të ndaja përvojën time”.
Për shumë nëna që nuk mund të përfitojnë lejen e lindjes, rikthimi në punë nuk është një zgjedhje, është një domosdoshmëri ekonomike. Për këto nëna, kthimi shpejt në punë është një sakrificë dhe një akt dashurie.
Siç theksoi Schumer, ajo ka privilegjin që këto nëna nuk e kanë. Por, pagesa nuk është arsyeja e vetme që nënat kthehen në punë. Disa nëna (si Schumer) vendosin të kthehen në punë sepse po ndërtojnë familje, por gjithashtu edhe karrierën e tyre.
Shumë nëna në karrierë mund të mos dëshirojnë të bëjnë një pushim të gjatë nga frika se mos humbasin kulminacionin për të cilin kanë punuar kaq shumë për ta arritur.
Dhe për disa nëna, puna është diçka që i bën ato të ndjehen të plotësuara dhe nuk duhet të ndalojnë të bëjnë atë që duan sepse ata kanë lindur një fëmijë. Të duash punën tënde nuk do të thotë që nuk e do fëmijën. Nënat janë njerëz mbi të gjitha, janë shumë dimensionale dhe mund të duan më shumë se një gjë në të njëjtën kohë.
Për disa nëna, kthimi në punë do të thotë të numërojnë minutat derisa të mund të vijnë në shtëpi dhe të shohin fëmijën e tyre, por për të tjera puna është diçka për të cilën janë të apasionuara dhe diçka që i bën ato të ndihen nëna më të mira.
Schumer kishte një lloj privilegji që e lejonte të pushonte më gjatë se disa nëna. Ajo thjesht nuk dëshironte sepse e do punën që bën, do edhe djalin e saj të vogël.
Pas daljes së saj të parë pas lindjes, disa komentuese në internet e turpëruan atë për zgjedhjet e saj, por ajo bëri një postim në Instagram për t’i kujtuar botës se kjo është mëmësia e saj, rrugëtimi i saj dhe i përket asaj e askujt tjetër.
“I dërgoj shumë dashuri nënave që u përpoqën të më bënin të ndihesha keq për zgjedhjet e mia”, – shkroi ajo në një foto ku dukej duke shtyrdhur me pompë qumështin e gjirit.
Balancimi i punës dhe rritja e një fëmije është kaq e vështirë. Nuk është gabim të qash. Nuk është gabim të marrë malli për fëmijën. Nuk është gabim të marrë malli për punën.
Është koha të ndalojmë së insistuari se ajo që funksionon për një nënë mund të funksionojë për të gjitha dhe në vend të kësaj t’i kërkojmë shoqërisë të mbështesë gratë që të zgjedhin atë që funksionon më mirë për to.
Lexo edhe: Rikthimi ne pune, si ta bejme me te lehte momentin e shkeputjes nga femija
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu