Rikthimi ne pune, si ta bejme me te lehte momentin e shkeputjes nga femija

0 0

Shumë nëna e përjetojnë mometin e rikthimit në punë si diçka shumë stresuese si nga ana e organizimit ashtu edhe nga ajo emotive. Për t’ju ndihmuar ta përballoni sa më mirë këtë moment po ju sjellim disa nga këshillat e psikologes Cecilia Corradini.

1- Gjatë muajve të parë pas lindjes, mos qëndroni vetëm në shtëpi
Ju, pas lindjes nuk duhet të “izoloheni” në shtëpi, mjafton edhe një shëtitje e thjeshtë për të thyer këtë “rregull” që ka tendencën të zërë vend në jetën e shumë nënave të reja. Nëse nëna do të kalojë një pjesë të kohës të saj duke shëtitur apo duke folur me nënat e tjera, do të jetë më energjike për të përballuar problemet e jetës me fëmijë të vogël. Duke ndarë eksperiencën e saj me nëna të tjera ajo do të jetë më në gjendje të gjejë zgjidhjen e duhur për problemet e fëmijës me gjumin, ushqyerjen etj.

2- Gjeni dikë të besuar të kujdeset për fëmijën
Për të qënë sa më e qetë gjatë kohës që do të jeni në punë duhet ta lini fëmijën nën kujdesin e dikujt të besuar, nuk ka rëndësi nëse është gjyshja, dadoja apo edukatorja, rëndësi ka të jetë dikush që do t’ju bëjë të shkoni pa e pasur mendjen mbrapa gjatë gjithë kohës. Ju duhet të dini se fëmijët e ndiejnë kur nëna është e shqetësuar dhe nëse ju do të krijoni një marrëdhënie mosbesimi me personin që kujdeset për të, do ta transmetoni këtë edhe tek ai.

3- Filloni të punoni në mënyrë graduale
Nëse kushtet jua lejojnë psikologia këshillon që fillimisht të punoni me orar të shkurtuar (5-6 orë në ditë) dhe më pas të kaloni në orar të plotë, kjo pasi do t’ju duhet ndërmarrja e një hapi të tillë për ta bërë shkëputjen nga fëmija sa më të lehtë duke qënë se që nga lindja keni qënë vazhdimisht pranë njëri-tjetrit. Dhe më e rëndësishme është gjendja juaj e brendshme. Ju nuk duhet ta konsideroni rikthimin në punë si diçka që po ju bën të hiqni dorë nga mëmësia.

“Një grua nuk e humb kurrë rolin e saj si nënë edhe nëse do t’i duhet të punojë për një pjesë të ditës. E rëndësishme është që ajo të ketë nën kontroll atë që ndodh me fëmijën e saj ndërsa ajo është fizikisht larg tij”, shpjegon psikologia. Nëna duhet të transmetojë tek fëmija mesazhin e qartë: “Unë jam këtu për çdo gjë edhe pse fizikisht jam larg teje”!

4- Keni besim në aftësinë e fëmijës për t’u përshtatur
Edhe pse momenti i shkëputjes nga fëmija mund të krijojë tek nëna ndjesi faji apo ankth, ajo duhet të dijë se fëmija ka aftësi shumë të mira për t’u përshtatur, dhe përveç kësaj kjo do të jetë një eksperiencë që do ta ndihmojë atë të zgjerojë marrëdhëniet e tij. Kjo do të bëhet vetëm falë qëndrimit për një pjesë të ditës me gjyshërit, edukatoren, dadon etj, që sigurisht duhet të hyjë në jetën e fëmijës në mënyrë graduale dhe nën vëzhgimin e nënës. Pra ju duhet ta bëni fëmijën të ndihet sa më mirë duke respektuar kohën e tij për t’u përshtatur me ndryshimin.

5- Mbani mend se nuk jeni “super mami”!
ju nuk duhet të harroni kurrë se nuk jeni super grua dhe nuk mund të bëni gjithcka në mënyrë perfekte, pasi edhe koha edhe energjitë janë të limituara. Modeli i super mamit e cila është gjithmonë në humor të mirë dhe është në gjendje të zgjidhë gjithçka pa u stresuar asnjëherë është dicka e bukur, por kundër realitetit, edhe nënat janë njerëz dhe kanë nevojë të pushojnë dhe të merren pak edhe me veten e tyre.
Për këtë arsye mos ngurroni t’i kërkoni ndihmë dikujt, qoftë edhe bashkëshortit tuaj, mos u mundoni të pastroni gjithçka brenda ditës, mos u mundoni të gatuani gjithmonë çdo vakt, mund të porositni edhe një picë njëherë në darkë, asgjë e keqe nuk vjen nga kjo. Jeni gjithsesi një grua dhe nënë e mirë. Ju duhet të mësoheni të jetoni midis dy roleve, rolit të nënës dhe rolit të gruas. Sipas psikologes nëse nuk do të vendosni një raport të mirë bashkëjetese midis këtyre dy roleve mund të lindin probleme në jetën tuaj. Është shumë e rëndësishme që cdo grua të dijë t’i jetojë në mënyrën e duhur të gjitha rolet që bëjnë pjesë e identitetit të saj!
Si ka qënë eksperienca juaj e rikthimit në punë? Si ja keni bërë për të menaxhuar në mënyrën e duhur fëmijën, punën, shtëpinë? Na shkruani për të na treguar eksperiencën tuaj.

Lexoni edhe: Letra prekëse e gjinekologes drejtuar pacientes së saj pas 20 vitesh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Festat zyrtare 2020

Cilat janë festat zyrtare për vitin 2020? Duke përfshirë ditët pushim për festën e Vitit të Ri, ditët e festave fetare, por edhe ditët e tjera kombëtare të shënuara pushim...

Mos përdorni smartfonin gjatë pushimit...

Nëse gjatë pushimit në punë ju jeni një nga ata njerëzit që menjëherë vendosin dorën tek smartfoni, duhet ta dini se kjo nuk është një ide e mirë. Përdorimi i...

Puna e tepërt rrit rrezikun...

Për të zbuluar lidhjen e rrezikshme midis punës dhe goditjes në tru është një studim i Universitetit Angers në Institutin Kombëtar Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor, i cili tregoi...

A ju bullon shefi në...

Një studim i ri i Universitetit Shtetëror Portland ka zbuluar se siguria për punonjësit mund të komprometohet kur trajtohet në mënyra që dobësojnë lidhjet e tij brenda një grupi pune....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X