Qe nga lindja e keni perkedhelur, ushqyer, lare dhe nderruar vetem ju, pra keni qene nene me kohe te plote. Por,tani ka erdhur momenti ti riktheheni punes, dhe per ju te lini femijen tuaj me dike tjeter eshte e veshtire. Pavaresisht se mund te keni zgjedhur dike te besuar per tu kujdesur per te, shpesh mund t’ju mundojne shume pyetje dhe dyshime te cilat mund te jene te pabaza. Ka shume mundesi qe ndonje moment te ndiheni sikur ai person do t’ju “marre dashurine” e femijes tuaj. Keni “frike” se mos femija juaj afeksionohet teper me te, por kjo eshte e gabuar. Femija juaj duhet te ndjeje se ju i besoni dados apo edukatores te tij.
Ndarja per disa ore
Rikthimi ne pune eshte nje moment delikat ne lidhjen nene-femije, shpesh sepse eshte hera e pare qe do te jeni larg njeri-tjetrit per disa ore. Nese kjo ndarje do te kapercehet me veshtiresi do te varet nga mosha e femijes dhe nga karakteri juaj. Per disa nga ju rikthimi ne pune eshte domosdoshmeri ekonomike ndersa per te tjera kenaqesi e te qenit grua ne karriere. Cilado qofte arsyeja qe do t’ju detyroje te qendroni larg femijes tuaj, fillimi do te jete i veshtire dhe shpesh mund te ndiheni ne faj dhe te mendoni se po e lini pas dore.
Si ta menaxhoni
Punoni part-time.
Ju mund te filloni ta lini per 1-2 ore ne dite vetem me personin qe do te kujdeset per te pasi te keni shkuar ne pune. Kjo duhet te zgjate 3-4 jave. Me pas filloni te punoni part-time, pasi kjo do t’ju ndihmoje ju dhe femijen tuaj. Largimi ne fillim disa ore per te vazhduar me pas me orar te plote do te mundesoje qe femija te mesohet dalengadale me mungesen tuaj dhe ta perballoje ate me me lehtesi.
Punoni me orar fleksibel
Momenti i zgjimit te femijes tuaj duhet t’ju gjeje prane tij, prandaj duhet te merrni ne konsiderate te punoni ne nje orar tjeter nga ai i mengjesit.
I kushtoni sa me shume kohe
Gjate kohes qe nuk jeni ne pune mundohuni te kaloni sa me shume kohe me te. Perkedheleni, nxirreni shetitje, luani, i kendoni nje kenge, ai duhet te kuptoje se edhe pse po e leni vetem per disa ore, vazhdon te jete po aq i rendesishem sa me pare.
E beni te ndihet “protagonist”
Krahas punes do t’ju duhet te merreni edhe me pastrimin e shtepise apo gatimin e vaktit tjeter. Ndersa jeni duke bere kete duhet ti flisni gjithmone keshtu ai do te ndihet i perfshire ne ate cka ju po beni.
Se fundi nje keshille tjeter e vlefshme per ju eshte:
Mos lejoni qe lodhja dhe stresi i punes t’ju mposhtin. C’do dite ju duhet te ktheheni ne shtepi me energji dhe deshire per te qene prane femijes tuaj. Do te jeni keshtu ne gjendje te rrisni nje femije te rrethuar nga dashuria dhe perkujdesi edhe pse do te jeni jashte shtepise per nje pjese te mire te dites.
Lexo edhe: A eshte normale qe gjate prinderimit te me mungoje puna ime?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu