Midis punes dhe prinderimit

0 0

Kohet e fundit nenat ne Shqiperi jane shume me te prirura qe disa muaj pas lindjes te rikthehen ne pune. Ballafaqimi midis punes dhe pergjegjesive prinderore ka filluar te formoje pjesen me te madhe se dites te tyre.
Planifikimi i dites tuaj te punes gjate shtatezanise nuk eshte i nderlikuar, ju merrni lajmin se prisni nje femije, miqte dhe te afermit tuaj ju trajtojne me kujdes, dhe cdo gje shkon ashtu sic duhet.
Pas lindjes cdo gje eshte ndryshe duke perfshire edhe qendrimin tuaj ne pune, kjo pasi per ju nuk do te jete e thjeshte te organizoheni midis shtepise dhe punes. Per kete arsye pjesa me e madhe e nenave te reja largohen nga puna te pakten gjate muajve te pare pas lindjes. Por, ne disa raste pasi nena ka marr lejen e lindjes mendon se do te ishte me mire sikur t’i rikthehej punes. Kjo mund te ndodhe per shume arsye, por kryesisht per ate ekonomike. Te gjithe e dime se te rrisesh nje femije kushton ndaj nje rroge me shume ne shtepi do te ishte shume me mire.
Parate
Zakonisht jane kufizimet financiare ato qe e detyrojne nenen e re te rikthehet ne pune pak muaj pasi ka sjell ne jete femijen. Shumica e tyre nuk e kane “luksin” te shijojne nje periudhe te gjate pushimi pas lindjes, duke qene se pervec shpenzimeve mujore mbi familjen e tyre mund te “rendoje” edhe ndonje kredi e mundshme.
Por, para se te merrni vendimin te riktheheni ne pune duhet te beni pak llogari matematikore. Ju duhet te kuptoni se cfare eshte me me leverdi per ju dhe familjen tuaj:
– Te qendroni ne shtepi dhe te kujdeseni per femijen tuaj, dhe te perfitoni nje shume te caktuar parash nga leja e paslindjes.
– Te riktheheni ne pune per te marre nje page te caktuar mujore, dhe te hiqni dore nga leja e paslindjes, per te paguar gjithashtu edhe nje kujdestare apo cerdhe e cila do te kujdeset per femijen tuaj gjate oreve qe ju nuk do te jeni ne shtepi.
Nese per femijen tuaj mund te kujdeset dikush nga familja, per te cilen nuk duhet te paguash, atehere situata mund te jete disi me e thjeshte pas rikthimit tuaj ne pune.
Pavaresia ekonomike
Per nje numer te caktuar grash pavaresia ekonomike eshte shume e rendesishme. “Ndihem me te vertete ne siklet nese nuk siguroj te ardhurat e mia”, thote nje nene e cila ka disa muaj qe ka sjelle ne jete femijen e saj. “Une jam fryt i rritur nga prinder te divorcuar dhe shpresoj qe femijet e mi te mos kene te njejtin fat, por edhe nese kjo do te ndodhe une duhet te sigurohem se mund te mbeshtetem tek vetja ime edhe nese do te me duhet te qendroj vetem”.
Gjithashtu, rikthimi i nenes ne pune nenkupton ndarjen e pergjegjesive ekonomike te familjes.
Stimulimi dhe kenaqesia e te punuarit
Rutina e perditshme e puneve shtepiake, larja dhe hekurosja e rrobave, gatimi, pastrimi per te mos permendur kujdesin e vazhdueshem per femijen, te cilin qe nga lindja mund ta keni bere vetem ju ne menyre ekskluzive, mund te kene qene teper lodhese per ju, si fizikisht ashtu edhe menderisht. Per kete arsye qendrimi ne pune me njerez te tjere mund te jete per ju si nje “drite drejt parajses”.
“U riktheva ne pune kater muaj pas lindjes se vajzes time dhe jo per arsye ekonomike. Gjate qendrimit ne shtepi duke u kujdesur ne menyre te vazhdueshme per vajzen time, kuptova se nuk doja te isha nene me kohe te plote. E kuptova se do te ishte me mire per mua, vajzen time si dhe per te gjithe familjen qe une te vazhdoja karrieren time atje ku e kisha lene. Kjo do te me jepte nje lloj qetesie dhe energjie te cilat do te sherbenin per t’i dhene nje nene te qete femijes tim”, shprehet nje nene e cila mendon se nje grua e lumtur rrit femije te lumtur.
Disa gra te tjera nuk duan qe roli i tyre si nene te marr nen kontroll gjithe jeten e tyre dhe per kete arsye mendojne se marrja pjese ne nje pune nga e cila do te paguhen do te jete nje pjese pozitive e identitetit se tyre.
“Kam pare nena te cilat i jane perkushtuar femijeve se tyre pa nderprerje qe nga lindja dhe ne momentin e adoleshnces se tyre, jeta e tyre ka qene bosh. Nje grua nuk duhet te pranoje ne jeten e saj te jete vetem nene, nje grua duhet te jete bashkeshorte e mire, nene e mire si edhe nje grua ne karriere”, shprehet nje tjeter nene e cila gjithashtu mendon se eshte e tepert qe gruaja pas lindjes te perqendrohet vetem tek femija per te harruar detyrat e tjera.
Per disa gra eshte shume e rendesishme te bejne nje pune nga e cila te vleresohen duke u paguar. “Une punoj per dy arsye, per te ruajtur pavaresine time financiare si edhe per te qene aktive ne shoqeri”, :-thote nje nene e cila punon nje qender shendetesore.
Ne pergjithesi vendimi per t’u rikthyer ne pune pas lindjes permban ne vetvete shume elemente qe mund ta nderlikojne. E rendesishme eshte qe cdo familje te marri vendimin qe i pershtatet me mire asaj duke marre ne konsiderate pozicionin e saj financiar, dinamiken e marredhenieve prinderore dhe kenaqesine qe mund ose nuk mund te marri duke punuar ne nje pune e cila do t’i siguroje nje page te caktuar mujore.
Kjo eshte nje tematike shume e diskutuar por edhe shume emocionale, pasi cdo prind deshiron te ndjeje se po bene me te miren e mundshme per femijen e saj. Rikthimi i gruas ne pune per disa familje nuk eshte “rruga e arte” duke marre parasysh disa rrethana te caktuara, si pamundesia per te siguruar kujdestaren e pershtatshme per femijen dhe per anen ekonomike.
Natyrisht nuk eshte vetem nena e cila mund te zgjedhi te qendroje ne shtepi me femijen, kete mund ta bej edhe babai nese nena ka nje pune e cila i siguron familjes te ardhura me te medha. “Gruaja ime tani eshte duke ju perkushtuar punes e cila na siguron nje jete me te qete nga ana ekonomike. Edhe ajo mund te punoje me e qete kur e di se eshte njeri nga prinderit i cili po kujdeset per femijen dhe jo nje person i huaj. Per mua nuk eshte aspak problem te kujdesem per femijet e mi, dhe kete duhet ta bejne edhe shume burra te tjere te cilet e konsiderojne femijen si gjene me te shtrenjte. Kujdesi per familjen nuk eshte thjesht pune grash, pergjegjesite jane se te dyve”, shprehet nje baba i cili mendon se edhe babai duhet te kete rol aktiv ne rritjen e femijes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Festat zyrtare 2020

Cilat janë festat zyrtare për vitin 2020? Duke përfshirë ditët pushim për festën e Vitit të Ri, ditët e festave fetare, por edhe ditët e tjera kombëtare të shënuara pushim...

Mos përdorni smartfonin gjatë pushimit...

Nëse gjatë pushimit në punë ju jeni një nga ata njerëzit që menjëherë vendosin dorën tek smartfoni, duhet ta dini se kjo nuk është një ide e mirë. Përdorimi i...

Puna e tepërt rrit rrezikun...

Për të zbuluar lidhjen e rrezikshme midis punës dhe goditjes në tru është një studim i Universitetit Angers në Institutin Kombëtar Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor, i cili tregoi...

A ju bullon shefi në...

Një studim i ri i Universitetit Shtetëror Portland ka zbuluar se siguria për punonjësit mund të komprometohet kur trajtohet në mënyra që dobësojnë lidhjet e tij brenda një grupi pune....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X