Kanceri i fytit, gjithnjë e më shumë raste tek të rinjtë

Në dhjetë vitet e fundit janë shtuar shumë rastet me kancer fyti dhe tendenca duket se është e destinuar të vazhdojë.




0 0

Një problem që prek të gjithë botën dhe që, çdo vit, prek gjithnjë e më shumë të rinjtë. Shkaqet? Kontakti seksual me virusin Papilloma, parandalimi dhe mungesa e informacionit.

Rritja e rasteve.

Numri i rasteve të kancerit në fyt në botë duket se nuk po e ndalon rritjen. Trendi gjithashtu konfirmohet nga parashikimet për dhjetë vitet e ardhshme. Përgjegjësi kryesor  është Papilloma Virus (Hpv), i cili transmetohet kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale dhe shpesh zhvillon një infeksion asimptomatik. Alarmi është publikuar  nga ekspertë të Kongresit të 7-të Botëror të Akademisë Ndërkombëtare të Onkologjisë Orale (IAOO).

Hpv, shkaku kryesor

Në Itali rastet e kancerit në fyt që rrjedhin nga Papilloma Virus prekin 40%, ndërsa në SHBA rastet janë rritur me 85%. Një problem me një shkak specifik, por që megjithatë mbetet i destinuar të rritet. Kjo pasi, krahasuar me të kaluarën, rritja e tumoreve në lidhje me virusin ka një prekshmëri 18 herë më të lartë.

Gjysma e rasteve të kancerit vjen për shkak të viruseve dhe baktereve

Shqetësimi gjithashtu sjell në kujtesë fjalët e kandidatit për Nobel në Mjekësi në vitin 2008, Harald Zur Hausen, i cili theksonte se deri në vitet e para të shekullit,  rreth 20% e rasteve globale të tumorit ishte e lidhur me lloje të ndryshme të infeksioneve për shkak të viruseve, baktereve dhe parazitëve. Sot, gjërat kanë ndryshuar dhe mund të thuhet me siguri se rreth 50% e tumoreve janë të lidhura me një virus, një bakter ose parazit dhe me një infeksion që rrjedh nga këto raste. Ndër këto sigurisht që është kanceri në fyt i shkaktuar nga HPV.

Raste të reja në vit

Tumoret e kokës dhe qafës përbëjnë 20% të të gjithë tumoreve malinje. Në vendin tonë nuk ka një numër të saktë por duke qenë se në vendet fqinjë janë rritur rastet, kjo besohet të ndodhë edhe këtu. Më pak të shpeshta janë tumoret e tiroides.

Lexo edhe: Mos lejoni që frika nga kanceri t’ju mbajë larg nga doktori!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X