Mos lejoni që frika nga kanceri t’ju mbajë larg nga doktori!

Sado e tmerrshme të jetë një diagnozë e mundshme e kancerit nga mjeku juaj, një studim i ri paralajmëron që ju duhet të zhvilloni vizitat patjetër tek doktori.




0 0

Pse? Pacientët që nuk shkojnë tek mjeku edhe kur kanë simptoma të kancerit kanë 12% më shumë gjasa të vdesin brenda një viti pas diagnozës, raportojnë studiuesit britanikë.

Ata që më shumë e neglizhojnë vizitën tek mjeku janë burrat nën 30 ose mbi 85 vjeç, njerëz që jetojnë në zona të varfëra dhe ata me simptoma gastrointestinale, zbuloi studimi.

Për studimin, studiuesit mblodhën të dhëna për më shumë se 100,000 pacientë të cilët ishin referuar nga rreth 100 mjekë të ndryshëm të përgjithshëm në veri të Anglisë.

Shumica e pacientëve (95%), zhvilluan takimet e tyre, por 5% jo. Edhe pse vetëm 1 nga 18 pacientët që shkonin në takim me mjekun u diagnostikuan me kancer, këta pacientë ishin në gjendjen e tyre më të keqe.

Në mesin e pacientëve me kancer, 35% prej tyre kishin sëmundje të përparuar, krahasuar me 19% të atyre me kancer që zhvillonin rregullisht takimet e tyre me mjekun.

“Neglizhenca e vizitës urgjente tek pacientët të dyshuar për kancer përfshin vetëm pak pacientë, por ndodh tek grupe disi të parashikueshme,” tha studiuesi Dr. Peter Knapp, nga departamenti i shkencave shëndetësore në Universitetin e York-ut .

“Hulumtimi ynë sugjeron që të bëhet më shumë ndërgjegjësim për të identifikuar individët që ka rrezik të mos shkojnë tek mjeku dhe t’u ofrohet mbështetje shtesë”, tha ai.

Raporti u botua në 12 shtator në revistën Epidemiology Cancer.

Lexo edhe: Rregullat kryesore për të parandaluar lloje të ndryshme të kancerit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X