Nëse më parë në jetën tuaj ndodhej një grua/shoqe/bashkëshorte e mirë në jetën tuaj, tani ndodhet mbi të gjitha këto role një nënë e mirë. Dhe mbi të gjitha këto role ndodhet një familje e re e cila ka nevojë të gjejë ekuilibrin duke ju përshtatur jetës së re. Duke mos konsideruar si pa rëndësi edhe mënyrën si ju do të ndiheni, duke theksuar se edhe për ju kjo jetë e re ka ardhur me të gjitha vështirësitë që i takojnë, duam t’ju tregojmë disa nga gjërat që duhet të dini me nënën e fëmijës tuaj.
- Ajo po kalon një marrëdhënie shumë të keqe me trupin e saj. Edhe pse e di që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë ndihet shumë pak e bukur dhe këtë mundohet ta përgënjeshtrojë në sytë tuaj. E bëni të ndihet e bukur e bëni të ndihet e qetë.
- Ajo e do shumë fëmijën e saj dhe në këtë periudhë ju mund të kaloni në “plan” të dytë. Por duhet të dini se ju do shumë dhe ka shumë nevojë t’ju ketë pranë.
- Gruaja juaj ndihet shumë e frikësuar dhe në ankth. Ajo shpesh nuk di si të veprojë kur fëmija qan dhe gjidhënia e lodh apo streson gjithnjë e më shumë duke qënë se shpesh i duket sikur nuk është duke e bërë në mënyrën e duhur.
- Ajo ndihet shumë keq kur të gjithë fillojnë të japin këshilla edhe pse nuk jua ka kërkuar aspak. Ju duhet të përpiqeni ta mbroni gjatë “sulmeve” të këshilluesve. Më besoni do t’ju vlerësojë edhe më tepër pas kësaj.
- Ju duket shpesh se ajo vetëm grindet me ju? Kuptojeni! Ajo ka nevojë të shfryhet diku dhe ju duhet të përpiqeni të bëheni një shpatull e mirë për këtë. Nuk do të jetë gjithmonë kështu. Brenda një periudhe të shkurtër, nëse do t’i jepni mbështetjen e duhur, ajo do të jetë sërish e qetë, dhe ju gjithashtu.
- Asaj nuk i pëlqen më asnjë veshje. Veshjet e shtatzanisë i rrinë të mëdha, të para-shtatzanisë të vogla. Po tani? E lini bebin për pak çaste me gjyshërit dhe e çoni të blejë diç Kjo do ta bëjë të ndihet më e bukur dhe më e qetë.
- Ka aq shumë nevojë të pushojë. Ajo ka nevojë për gjumë, por jo vetëm. Ajo ka nevojë të qëndrojë në shtëpi e qetë pranë teje dhe fëmijës së saj, pa ato vizitat që e lodhin dhe stresojnë, pa shumë njerëz rreth e rrotull.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu