Tashmë po mendoni: bebi është në krahët e mi, shtatzania mbaroi dhe jeta ime do të kthehet si më parë! Jeni e sigurt se do të mund të bëni të njëjtat veprime si më parë? Jo tamam! Disa gjëra tashmë nuk mund t’i bëni më si më pare, të paktën jo nëse nuk do të organizoheni në mënyën e duhur. Nëse do ta ndieni të nevojshme duhet të kërkoni ndihmë nga dikush qoftë edhe 1 orë në ditë në mënyrë që ju të mund të vazhdoni të bëni disa nga veprimtaritë më të rëndësishme që i bënit edhe më parë. Përse është shumë e rëndësishme të kërkoni ndihmë?
Ja arsyet:
Organizohuni në mënyrë të tillë që të mund të hani një vakt të ngrohtë
Nëse bashkëshorti juaj është në shtëpi i kërkoni të mbajë fëmijën ndërsa ju hani ushqim. Pas disa muajsh kjo merr fund. Fëmija do të mund të qëndrojë ulur në karrigen e ushqyerjes dhe do të luaj me lodrat e tij ndërsa ju do të hani e qetë.
Bisedat tuaja nuk do të jenë më si më parë
Kjo mund të ndodhë për shumë arsye, dhe mbi të gjitha për shkak të ngarkesës së trurit dhe pagjumësisë. Ndonjëherë mund të keni një mendim shumë të qartë dhe të mirëformuluar i cili zhduket si me magji nga mendja juaj pasi fëmija fillon të qajë. Për këtë arsye duhet të qetësoheni sa herë të keni mundësi edhe pse këtu nuk mund të përfshihet gjumi.
Nuk ka më kohë për trajtime personale
Tani në shumë raste do t’ju duhet të zgjdhni midis një dushi apo manikyri si edhe gjumit. Por nëse do ta lini 1-2 orë fëmijën me nënën tuaj apo të bashkëshortit nuk do të jetë fundit i botës. Është shumë e rëndësishme të ndiheni e bukur dhe femër. Edhe nëse do ta lini fëmijën pak kohë me gjyshen do të jeni nënë e mirë.
Përpikmëria mund të mos jetë pika juaj më e fortë
Edhe pse mund të filloni të përgatiteni për të shkuar diku 2 orë para sërish do të jeni me vonesë në takimin në fjalë. Në këtë rast do t’ju këshillonim të mbanit gjithmonë gati një çantë me sendet e bebes në mënyrë që të mos harroni asgjë që mund t’ju nevojitet pasi keni dalë nga shtëpia.
E përfundoni atë film apo libër që keni nisur
Ndërsa jeni duke e parë e “qetë” një film apo serial fëmija mund të ketë nevojë për të pirë, për një bebelinë të pastër etj. Ju mund t’i përgjigjeni kërkesave të tij dhe më pas ta vendosni në relaks në mënyrë që të qëndrojë pranë jush dhe të luajë me lodrat e tij.
Një telefonatë është e rëndësishme
Edhe pse pas lindjes do të jetë disi e vështirë të flisni e qetë në telefon, kjo pasi fëmijët kanë nevojë për vëmendje dhe zakonisht ata do ta kërkojnë edhe më shumë këtë ndërsa ju jeni duke folur në telefon. Kontakti me miqtë dhe të afërmit është i rëndësishëm dhe për këtë arsye një zgjidhje e mirë do të ishte komunikimi me ta kur femija është ne gjumë.
Lexoni edhe: Jeta ne cift pas lindjes, ja gabimet qe nuk duhet te beni
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu