Bukuria dhe kujdesi ndaj vetes pas lindjes!

0 0

Nga nenat pernenat

Pas lindjes zakonisht nëna e re ka shumë dëshirë të ndihet e bukur, edhe pse koha është shumë e kufizuar. Duke qënë se trupi ndryshon, kilet janë në limitet më maksimale që kanë qënë ndonjëherë dhe për këtë nuk duhet të ndiheni keq. Të gjitha femrat duhet të ndihen të bukura edhe pse tashmë janë bërë nëna. Pra nuk është faj të kërkosh të kujdesesh për veten apo të mbash trupin në formë edhe pse ke shumë pak javë që ke sjellë në jetë fëmijën tënd.

Por a ka kohën e mjaftueshme në dispozicion një nënë e re për t’u kujdesur për veten e saj?

Disa e kanë dhe disa jo, varet nga mundësitë që ato kanë për të marrë ndihmën e caktuar nga një person tjetër. Për të kuptuar sa kohë kanë në dispozicion nënat e reja për t’u zbukuruar, kemi zhvilluar temën “Bukuria dhe kujdesi ndaj vetes pas lindjes”, në “Koha të bisedojmë” gjatë ditës së enjte.

Çfarë kanë shprehur nënat?

  • Shumica e nënave nuk kanë më kohë të kujdesen për veten, ose më saktë jo si më përpara…

“Mua me binjakë nuk më del koha të shikohem në pasqyrë e jo më të rregullohem”!

“Unë dikur kujdesesha shumë për veten time, madje mund të them se bëhej nami po të dilja nga shtëpia e parregulluar. Tani dal gjithmonë me flokët e kapura, pa tualet dhe me rrobat që gjej në mënyrë të rastësishme. Mendoj se nuk ka vetëm lidhje me kohën por edhe me durimin, shumë rrallë rregullohem, kur jam në qejf.”

“Mund të them se nuk ngjaj fare me atë femrën para lindjes!”

“Tualet? Nuk me shkon ndër mend të shpenzoj shuma të mëdha parash për produkte që do t’i përdor 1-2 herë gjatë vitit, për më tepër po vura tualet nuk e puth dot fëmijën tim të vogël. Megjithatë mund të them se herë pas here vendos maska dhe bëj trajtime flokësh.”

Floket dhe tualeti në rregull me 2-3 fëmijë? Këtë mund ta bëjë vetëm një grua që ka dado në shtëpi dhe pastruese apo ndihma të tjera. Një grua “normale” nuk mendoj se i shijon dot këto lukse.”

“Kush është ajo femër që nuk do të rregullohet? Por me fëmijë është pak e vështirë, sepse jemi të fiksuara pas tyre dhe shtëpisë, madje aq sa harrojmë veten tonë.”

“Prioritet për mua në këtë moment ka vetëm vajza. Atë e ndërroj dhe laj pesë herë në ditë, dhe kur dalim shkëlqen. Për vete rregullohem me raste.”

  • Nënat e gjejnë mundësinë të kujdesen për veten edhe pas lindjes…

“Unë mundohem të kem edhe pak kohë për veten, dmth asnjëherë nuk dal nga shtëpia pa bërë tualetin dhe pa u veshur mirë. Rreth 40% të kohës ja kushtoj vetes.”

“Prioritet tani ka fëmja dhe shumicën e kohës ja kushtoj tim biri, megjithatë kjo nuk do të thotë se unë e le veten pas dore. Gjithmonë dal nga shtëpia e rregulluar dhe trajtuar.”

“Unë kam një vajzë dy vjece dhe jam shtatzanë me barkun tek goja por veten time nuk e lëshoj kollaj. Pasi mbaroj punë me vajzën kthehem nga vetja.”

Të gjitha dëshirojmë të jemi të bukura, për veten tonë, për partnerin për faktin se kujdesi ndaj vetes është tepër i rëndësishëm jo vetëm për syrin. Të ndihesh e bukur të bën të ndihesh mirë edhe shpirtërisht, të kesh  një forcë të brendshme më të madhe, dhe nuk po flasim për bukuri tiparesh sepse sytë dhe buzët nuk mund të jenë njësoj për të gjithë. E kemi fjalën për atë bukurinë që ndien pasi ke bërë një dush, ke krehur flokët, ke vendosur tualet, ke rregulluar thonjtë… kjo është një mënyrë që e bën çdo femër të ndihet e bukur, të ndihet mirë me veten e saj.

Nuk kam kohë?!

Mjafton një dush çdo ditë, nëse nuk ke kohë mos i drejto flokët. Nëse nuk ke kohë mos e bëj tualetin, por vendos një krem hidratues që lëkura jote të shkëlqejë nga shëndeti. Mos bëj palestër, kujdesu për ushqimin! Ndiq një dietë të shëndetshme, merr karrocën dhe bëj ecje kështu trupi jot nuk do të fillojë të jetë vetëm i bukur por edhe i shëndetshëm. Jo gjithmonë nevojiten orë të tëra për të bërë gjërat më elementare tek vetja. E di përse? Sepse kaq i detyrohesh vetes tënde si femër, si grua, si nënë!

Lexoni dhe: 4 menyra per te mposhtur vetmine, per nenat qe qendrojne ne shtepi…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X