4 menyra per te mposhtur vetmine, per nenat qe qendrojne ne shtepi…

0 0
Kur merrni vendimin për të qëndruar në shtëpi në mënyrë që të kujdeseni për  bebin, “të gjithë” fillojnë t’ju japin këshilla në lidhje me ekonominë apo se si të kujdeseni për bebin dhe për punët e shtëpisë. Por atë që shumë njerëz nuk e përmendin është vetmia që ndien gruaja kur qëndron gjatë gjithë ditës në shtëpi.  Për nënat që qëndrojnë vetëm në shtëpi ndjenja e vetmisë mund të jetë diçka vërtet e vështirë për tu mposhtur. Por nëse jeni të vendosura për t’ja dalë mbanë, mund ta bëni edhe duke ndjekur këto këshilla:
Njihuni me nëna të tjera
Të njihesh me nëna të tjera e veçanërisht me ato që qëndrojnë në shtëpi është një mënyrë fantastike për të luftuar vetminë. Së bashku mund të pini kafe apo të dilni shëtitje dhe të ndani eksperiencat tuaja në lidhje me prindërimin, kujdesin për shtëpinë e shumë gjëra të tjera.  Nëse e keni të vështirë të gjeni nëna të tjera që jetojnë pranë jush, bëhuni aktive në faqen tonëPer nenat në Facebook dhe të jeni e sigurtë që përveçse do të mposhtni vetminë do  mund të diskutoni, ndani eksperienca, merrni këshilla nga mijëra nëna të tjera.
Praktikoni aktivitetet që pëlqeni
Të gjithë e kanë diçka që u pëlqen dhe që janë të zotët për ta bërë, zhvilluar atë gjë. Nëse ju pëlqen arti, provoni të krijoni diçka sipas frymëzimit që keni, dhe nëse krijimi juaj nuk është një kryevepër, të paktën do të keni kaluar kohë duke bërë diçka që vërtet ju pëlqen. Leximi është një tjetër mënyrë shumë e mirë për të shpenzuar kohën tuaj të lirë dhe madje ju mund ta ndani eksperiencën tuaj të leximit me ëngjëllin tuaj të vogël. Dhe në fund mos harroni gatimin i cili mund të jetë një aktivitet jo vetëm antistresues por edhe një mënyrë e shkëlqyer për tu ushqyer shëndetshëm.
Gjëni një punë part time
Nëse fëmijët tuaj e kalojnë një pjesë të ditës në kopësht apo në çerdhe ju mund të ndiheni vërtet shumë të vetmuara. Ndërkohë kjo gjë ju jep juve realisht mundësinë për të filluar një punë me kohë të pjesshme. Një punë  afër shtëpisë, madje një punë që mund ta bëni nga shtëpia është një mënyrë e mirë për të ndërvepruar me njerëzit, për të shpenzuar kohën për qëllime pozitive dhe pse jo për të rritur të ardhurat e familjes tuaj.
Dilni më shpesh
Shumë nëna që qëndrojnë në shtëpi për një kohë të gjatë, ambientohen më këtë gjë dhe as nuk e marrin fare mundimin të dalin jashtë saj. Por një shëtitje në park, një kafe me miqtë apo një aktivitet fizik është mënyra më e mirë për t’i shpëtuar vetmisë që ndieni brenda mureve të shtëpisë. Ndaj mos nguroni të dilni sa herë që ju jepet mundësia .





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X