7 menyra per t’u ndier te bukura pas lindjes

0 0

Shtatzania dhe lindja janë ato që e ndryshojnë së tepërmi një grua dhe ndonjëherë ajo fillon të mos kujdeset më për veten e saj, të paktën jo aq sa kujdesej para lindjes. Duke qënë kështu, por edhe si pasojë e lodhjes dhe peshës së marrë në shtatzani, nëna e re mund të mos ndihet mjaftueshëm e bukur dhe kjo ndikon edhe në gjendjen psikologjike të saj.

Si të kujdesemi për bukurinë pas lindjes?

  • Gjëja e parë që duhet të bëni është të kërkoni ndihmë nga familjarët tuaj në mënyrë që të mund të keni kohën e duhur për t’u kujdesur për veten tuaj.
  • E filloni ditën në mënyrën e duhur. Edhe nëse ndiheni e lodhur, i kushtoni disa minuta kujdesit ndaj vetes. Bëni një dush të shpejtë dhe vendosni të paktën një krem në fytyrë. Të jeni e sigurt se kjo nuk do t’ju marrë më shumë se 15 minuta.
  • Bëni aktivitet fizik. Kjo gjë është shumë e rëndësishme edhe për të qetësuar mendjen. Ecni dhe bëni ushtrime në mënyrë që të ndiheni në formë.
  • Bëni sa më gjumë që të mundeni. Mungesa e tij do të bëjë që të keni rrathë të zinj poshtë syve, dhe të mos ndiheni aktive.
  • Kujdes me ushqimet që hani dhe pijet që konsumoni. Kjo do t’ju ndihmojë edhe në lidhje me gjidhënien. Më tepër rëndësi nga të gjitha pijet, i kushtoni ujit.
  • Vishuni gjithmonë në mënyrën e duhur. Është koha t’i thoni “mirupafshim” veshjeve të shtatzanisë. Nuk po ju këshillojmë të blini një garderobë të re, por të vishni rroba që ju rrinë bukur në trup.
  • Rregulloni flokët. Kjo ka lidhje me pikën e parë. Në momentin që dikush kujdeset për fëmijën tuaj mund të shkoni në parukeri dhe të merrni një shërbim profesional. Gjithashtu mund të kujdeseni edhe për thonjtë tuaj, kjo të paktën 1 herë në muaj.

Kujdeseni për veten pas lindjes? Cilat do të ishin  këshillat tuaja për nënat e tjera?

Lexo edhe: Njihuni me femijen me te bukur ne bote






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X