Infermierja ofendon 13-vjeçaren për peshën, përgjigja e nënës

0 0

Julie Venn është nëna e një vajze 13 vjeçare, e cila kohët e fundit ka shpërndarë një mesazh shumë të rëndësishëm ne rrjetet sociale lidhur me rritjen e vajzave adoleshente.

Julie ka ndarë me ndjekësit në Facebook një episod të pakëndshëm që ka kaluar me të bijën, por reagimi i saj duhet të jetë një mësim për këdo që rrit vajza e për këdo që ndeshet në një aspekt të jetës me vajza sidomos në moshën e bijës së saj.

Ato të dyja kishin shkuar te mjeku për një kontroll rutinë dhe ndërsa gjithçka po shkonte shumë mirë, infermierja e pranishme iu drejtuata vajzës 13-vjeçare “Si e shpjegon gjithë këtë peshë që ke shtuar?”

Vajza u ndje shumë e turpëruar, e me njërën dorë që shtrëngonte të ëmën nga sikleti tha: “E kam humbur fare mendjen”.

Julie u ndje shumë keq për këtë situatë të krijuar dhe pasi qetësoi të bijën, e mori infermieren më vete për t’i thënë dy fjalë.

“Vazjat duhet të inkurajohen, jo të turpërohen. Ato nuk duhet ta krahasojnë veten me standardet qesharake të Instagramit. Ato janë të forta, të shëndetshme, perfekte. Disa prej tyre fitojnë peshë, disa humbasin, disa luftojnë me aknet, disa ndihen të pasigurta, por ato janë perfekte ashtu siç janë. Ky është vetëm fillimi  i një rruge të gjatë, konfuze, nganjëherë të frikshme për t’u bërë grua, por ia vlen!”.

Lexo edhe: Cfare po ju shkaktojne te rinjve rrjetet sociale Instagram, Snapchat, Twitter dhe Facebook?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X