I dashur fëmija im i dytë, që ishe kaq ndryshe nga i pari…

0 0

I dashur fëmija im i dytë!

Ti erdhe në këtë botë duke bërtitur. Ti ishe shumë më i emocionuar se motra jote e madhe dhe unë nuk isha gati.

Unë bëja shaka me miqtë e mi se si ke “lindur një fëmijë i mesëm”. E thosha këtë sepse ti kërkoje vëmendjen time … gjatë gjithë kohës. Ti qaje menjëherë për gjënë më të vogël dhe të qarat e tua më të forta e të thella, s’i kisha menduar kurrë se do të ishin të tilla, isha e papërgatitur për to.

Pavarësisht se sa kohë, dashuri dhe vëmendje doja të të jepja, kurrë nuk e ndieja që ishte mjaftueshëm. Shtoji kësaj edhe faktin që ti ishe shumë kërkues saqë kishte raste kur më dukej se mëmësia ishte diçka shumë e madhe, më tepër nga ç’mundesha unë të përballoja.

Emocionet e tua të forta më rikujtuan shtypjen emocionale nga fëmijëria ime. Një fëmijëri ku nuk më lejohej të qaja me zë të lartë. Nuk më lejohej të vazhdoja. Nuk më lejohej të isha shkatërruese për të arritur vëmendjen.

Por pastaj kalova në rolin e prind. Dhe ti i bëre të gjitha këto gjëra që mua nuk më lejoheshin.

Ti ke qarë. Ke pasur hidhërime. Dreqin, disa herë ti madje ke urinuar në dysheme në mënyrë që të më tregoje se kishe nevojë që unë thjesht të isha me ty.

Dhe nuk e kuptova.

Nuk e kuptova pse nuk ishe i qetë si motra jote e madhe.

Nuk e kuptova pse nuk mund ta kontrolloje veten, qoftë edhe për pak.

Nuk e kuptova që kur ke lindur të kam vendosur nën pritshmërinë e padukshme për të qenë dikush që nuk je.

Nuk e kuptova që erdhe me projektin tënd, pavarësisht nga ajo që unë isha mësuar tashmë në mëmësi.

Pastaj, lindi motra jote e vogël. Në një çast kalove nga të qenit më i voglii në një vëlla më të madh. Shumë shpejt të duhej të mësonje butësinë dhe aftësinë për të qenë i qetë. Nuk kishte rëndësi që ishe vetëm tre vjeç. Nuk kishte rëndësi që ti ishe ende fëmijë.

Menjëherë unë prisja nga ty që të kuptojë ç’do të thoshte të ishe vëlla më i madh për një motër më të vogël. Kam pritur që ti të kuptoje kufijtë që ishin krejt të rinj për ty. Prisja që ti të veproje me pjekuri. Prisja që ti ta dije që nuk ishe më bebi im. Dhe për këtë fëmija im, më vjen shumë keq.

Përsëri, nuk e kuptova.

Nuk e kuptova që ti nuk dije si të përshtateshe për tu bërë një vëlla më i madh.

Nuk e kuptova që tranzicionet e tua kishin nevojë për kohë, respekt dhe durim.

Nuk e kuptova që po ndiheshe i humbur në dinamikën tonë familjare.

Pra, ky shënim, kjo është falja ime për ty, fëmija im i ëmbël i mesëm. Më vjen keq që nuk të kuptova që nga dita e parë. Më vjen keq që jeta juaj e hershme kishte pritshmëri se si duhet të veproje bazuar në atë që unë isha mësuar dhe isha e gatshme ta shqyrtoja brenda vetes sime.

Më vjen keq që emocionet e tua të forta më nxitën dhe që e kisha të vështirë të qëndroja e qetë gjatë stuhive të tua personale. Më vjen keq që nuk kam kaluar kurrë kohë vetëm me ty kur ishe fëmijë.

Më vjen keq që nuk më ke njohur kurrë, pasi përqafova mëmësinë në vend që t’i rezistoja kaosit që po vinte përpara.

Dhe ndërsa unë kam një listë arsyesh për tu ndjerë sikur kam dështuar me ty si nënë, kam një ndjenjë të jashtëzakonshme mirënjohjeje për ty, fëmija im i dashur i mesëm.

Unë të falënderoj që e more ti barrën për të më sjellë në pikën time të arsyes.

Të falënderoj që more rolin e fëmijës së mesëm, duke ditur që ti kurrë nuk mund të shijoje më të mirën time e mëmësinë time.

Të falënderoj për kuptimin që nuk je më i madhi, nuk jeni më i vogli, por që je plotësisht i aftë në familjen tonë ashtu si je.

Të falënderoj për ndarjen e emocioneve të tua të forta me mua në mënyrë që të mund të kthej një pasqyrë se si i ndiej unë emocionet e forta.

Të falënderoj fëmija im të dashur i mesëm që më ke çuar në ekstreme në mënyrë që të mësoj ta gjej veten përsëri në qendër.

Lindja jote ka qenë katalizatori për rritjen time. Personaliteti yt më ka dhënë dritën jeshile për të shëruar të kaluarën time. Vendi yt në krahët e mi mund të jetë në mes, por dashuria ime për ty do të zërë gjithmonë zemrën time.

Lexo edhe: Mos u ndjeni në faj nëna, fëmija i dytë na e bën pak më të vështirë jetën






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X