Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të tërthorta shumë të pakëndshme. Ndër këto, një nga më të rrezikshmet është rritja e rrezikut të obezitetit.
Një sëmundje e re
Në fakt, që nga shpërthimi i pandemisë, fëmijët me mbipeshë janë shtuar, aq sa ekspertët kanë shpikur termin “Covibesity”. Për këtë arsye, Shoqata Italiane e Pediatrisë (Sip) theksoi së fundmi rëndësinë e vrapimit për t’u mbrojtur dhe rifillimin e stileve të shëndetshme të jetesës, të vënë në provë në pothuajse dy vjet.
Pasojat e pandemisë
“Covibesity” është një term që është shfaqur së fundmi në literaturën shkencore për të treguar rritjen e normave të obezitetit tek fëmijët për shkak të masave kufizuese të zbatuara për të frenuar pandeminë Covid-19.
Sipas të dhënave nga CDC, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkalla e rritjes së indeksit të masës trupore (një parametër që përdoret për të përcaktuar nëse një person është me peshë normale apo mbipeshë) është dyfishuar në krahasim me periudhën para pandemisë. Edhe në grupmoshën 6-11 vjeç është rritur me dy herë e gjysmë. Në përgjithësi, nga 432,000 fëmijët e shqyrtuar, 22.4% ishin obezë, krahasuar me 19.3% në epokën para Covid. Dhe jo vetëm kaq. Fëmijët që ishin tashmë mbipeshë ose obezë u bënë edhe më tepër, duke shtuar mbi gjysmë kg në muaj.
Thirrja e ekspertëve
Për të gjitha këto arsye, pediatrit e SIP kanë vendosur të bëjnë një apel dhe të ftojnë të gjithë prindërit të mos e nënvlerësojnë problemin. “Në dritën e këtij skenari, bëhet edhe më e rëndësishme promovimi i ushqimit të shëndetshëm, sepse epidemia e shfrenuar e obezitetit në fëmijëri, e rënduar nga pandemia, është më e qetë, por po aq e rrezikshme sa ajo e krijuar nga Covid-19”, tha Annamaria Staiano, presidente e SIP dhe profesore e Pediatrisë në Universitetin Federico II të Napolit. Ekspertët kujtojnë se modeli më i mirë dietik përfaqësohet nga dieta mesdhetare dhe për rrjedhojë nga konsumimi i bollshëm i ushqimeve me origjinë bimore.
Sipas ekspertëve, pandemia e Covid-19 ka favorizuar edhe rritjen e rasteve të çrregullimeve të të ngrënit tek fëmijët dhe të rinjtë. Për të përmirësuar situatën, mjekët pediatër këshillojnë të hani sa më shumë vakte të gjithë bashkë si familje, të mos anashkaloni mëngjesin për fëmijët dhe të mos inkurajoni konsumimin e ushqimeve të shpejta të përpunuara.
Lexo edhe: Obeziteti dyfishon rrezikun për t’u prekur nga migrena
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me? https://www.binance.com/hu/register?ref=FIHEGIZ8