Mos u ndjeni në faj nëna, fëmija i dytë na e bën pak më të vështirë jetën

Fëmijët e dytë intensifikojnë ndjenjat e nënave ndaj presionit të kohës. Qartësisht, baballarët nuk po përballen me të njëjtin presion kronik kohor si nënat për një kohë të gjatë




0 1

Njerëzit shpesh thonë se të kesh një fëmijë të dytë nuk shton shumë detyra dhe nuk rrit ngarkesën e prindërve. Tashmë dini të përgatisni biberonin, të instaloni një sexholino dhe kur të telefononi pediatrin. Dhe tashmë dini të bëni larjen e rrobave, të menaxhoni kohën e gatimit dhe të mbikëqyrni kohën e banjës, kështu që futja e një fëmije të dytë në vaskë nuk është ndonjë punë e madhe.

Por, shtimi i një personi krejt të ri në familjen tuaj është diçka më e ndërlikuar se kaq dhe është mirë të pranohet që është e vështirë.

Një studim kundërshton idenë e përgjithshme që pasi jeni bërë prindër, kalimi nga një fëmijë në të dytin është i lehtë. Studiuesit zbuluan se të kesh një fëmijë të dytë krijon shumë presion në kohën e prindërve dhe shëndetin e tyre mendor, dhe nënat mbajnë barrën më të madhe.

Gjatë hulumtimeve, studiuesit zbuluan se para lindjes së një fëmije të parë të dy partnerët ndiejnë presion të barabartë të kohës, por pasi fëmija lind, ky presion rritet, më shumë për nënat sesa për baballarët.

Në thelb, prindërit ndiejnë stres psikologjik kur mendojnë se nuk kanë kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka që u duhet. Një fëmijë bën që të dy prindërit të ndiejnë më shumë stres, por tek nëna, rritja është më e madhe sesa tek babai. Kur vjen në jetë  fëmija i dytë, presioni i kohës dyfishohet për të dy prindërit, dhe duke qenë se nëna tashmë kishte më shumë se babai, tani ka një thellim të hendekut mes presionit të tyre.

Studiuesit Leah Ruppanner, Francisco Perales dhe Janeen Baxter  thonë se pasi lind fëmija i parë, shëndeti mendor i një nëne përmirësohet, por pas një fëmije të dytë, ai bie.

“Fëmijët e dytë intensifikojnë ndjenjat e nënave ndaj presionit të kohës. Ne pamë se nëse nënat nuk do të kishin presione kaq të forta kohore pas fëmijëve të dytë, shëndeti i tyre mendor në të vërtetë do të përmirësohej me mëmësinë. Baballarët përjetojnë një forcim të shëndetit mendor me fëmijën e tyre të parë, por edhe gjithashtu shëndeti i tyre mendor pëson rënie me fëmijën e dytë. Por, ndryshe nga nënat, shëndeti mendor i baballarëve pëson kthesë me kalimin e kohës. Qartësisht, baballarët nuk po përballen me të njëjtin presion kronik kohor si nënat për një kohë të gjatë”.

Studiuesit thonë se edhe kur nënat zvogëlojnë kohën e tyre të punës, presioni i kohës është akoma i pranishëm dhe se “nënat nuk mund të plotësojnë vetëm kërkesat e kohës së fëmijëve.”

Shtimi i familjes me një fëmije të dytë nuk është vetëm çështje e hedhjes së disa çorapeve të tjera në lavatriçe: Do të thotë një orar që tashmë është më i ngarkuar, ku përfshihen dy herë më shumë takime, dyfish më shumë funksione shkollore. Dhe nënat kanë vetëm 24 orë në ditë.

Koha thjesht nuk mund të ndryshojë për të na ndihmuar, dita nuk mund të rritet, por shoqëria po, mund të ndryshojë e të na ndihmojë. Siç kanë vërejtur studiuesit, kur largohet presioni i kohës, nënës në fakt i përmirësohet shëndeti mendor.

Ne i duam jetët tona, i duam fëmijët tanë, e duam prindërimin, por ka kaq shumë gjëra që duhet të merrmi brenda një dite.

Ruppanner, Perales dhe Baxter sugjerojnë që nëse shoqëria do t’i  ndihmonte nënat më shumë, shëndeti ynë mendor (dhe për këtë arsye edhe mirëqenia e fëmijëve tanë) do të përmirësohej edhe pas dy ose tre fëmijëve. “Kolektivizimi i kujdesit për fëmijë – për shembull, përmes autobusëve shkollorë, programeve të drekës dhe politikave fleksibile të punës që lejojnë përfshirjen e baballarëve, mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit mendor të nënave”, shpjegojnë studiuesit, duke shtuar se “është në interesin e shoqërisë gjithpërfshirëse të zvogëlojmë shkaktarët e stresit në mënyrë që nënat , fëmijët dhe familjet të mund të lulëzojnë”.

Ne vazhdojmë t’i duam fëmijët tanë dhe jetën tonë edhe nëse pohojmë se gjërat nuk janë të lehta.

Lexo edhe: Fëmija i dytë e bën jetën më të vështirë dhe përkeqëson shëndetin mendor të nënës, pranojeni si një gjë normale






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X