I dashur Babagjysh,
Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit.
Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im të kthehet në shtëpi.
E di që është shumë kjo që po kërkoj, që dëshira ime mund të jetë një luftë e vërtetë, por unë do të jepja gjithçka këtë vit për të pasur vetëm një përqafim më shumë.
Stina e festave ndryshoi për mua ditën që më vdiq fëmija dhe përpiqem kaq shumë të gjej magjinë e Krishtlindjes të mbyllur brenda meje.
Por çdo vit vjen dhjetori dhe unë jam ulur këtu duke u lutur, sepse koha e Krishtlindjes nuk është e njëjtë kur mungon ai që do.
Dhuratat e bëra nga të afërmit janë të menduara dhe të këndshme për t’u marrë, por unë thjesht dua që fëmija im të kthehet dhe të mos më duhet të pikëllohem kurrë.
Nuk kam nevojë për një përgjigje tani – është një kohë e ngarkuar për ty!
Por kam dëgjuar se ndonjëherë mund të bësh realitet një ëndërr për Krishtlindje.
Pra, gjithçka që kërkoj këtë Krishtlindje është një moment, përqafim dhe puthje, nga fëmija im që jeton në zemrën time.
Dëshira ime e përjetshme për Krishtlindje…
Lexo edhe: “Sa fëmijë ke?” Si i përgjigjet kësaj pyetjeje nëna që humbi fëmijën e saj të parë nga leuçemia
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu