Gjyshja ime nuk ishte perfekte, por kjo më bëri të kuptoj vlerat e nënës sime

0 0

Unë dhe vëllezërit e mi jemi rritur pa bekimin dhe dashurinë e gjyshërve. Nuk e kam kuptuar kurrë si është dashuria e gjyshërve derisa linda fëmijët e mi, të cilët patën fatin të kenë 4 gjyshër të mrekullueshëm.

Unë u rrita pa 3 nga gjyshërit e mi pranë, ndërsa nëna e nënës, e cila ishte afër nesh ishte një njeri egoiste, paranojake, me ankth dhe me një çrregullim mendor të cilin nuk e mësuam kurrë se çfarë ishte.

Kur nëna ime na çonte të vizitonim gjyshen, në shtëpinë e saj kishte një mbulesë të padukshme negativiteti që ishte gjithmonë aty. Ajo gatuante për ne, por vetë hante fare pak. Duke qenë një njeri që ka përjetuar varfërinë, që ka qenë e pranishme përgjatë një lufte botërore, ajo vazhdonte me shumë zakone që nuk ishin më të nevojshme në kohën që po jetonte.

Mbaj mend që e kritikonte ashpër nënën time kur ajo e këshillonte të ushqehej apo të vishej më mirë, apo të bënte diçka pozitive për veten. Mbaj mend që gjyshja preferonte tezen time dhe jo nënën time. Ajo nuk ishte kurrë mirënjohëse dhe falënderuese ndaj gjërave që bënte nëna ime.

Më pas erdhi një kohë që gjyshja nuk mund të jetonte më e pavarur dhe ne e morëm në shtëpinë tonë. Por kur situata po bëhej e papërballueshme, nëna e çoi në një institucion për të moshuar. Ajo u kujdes që të gjente më të mirën, më të shtrenjtën për t’i siguruar gjyshes komoditetin që i nevojitej.

Nëna ishte e vetmja që shkonte ta vizitonte dhe ajo kurrë nuk e priste me një buzëqeshje.

Nëna ime kujdesej që të merrte çdo informacion të mundshëm për gjyshen, çfarë po bënte, si ushqehej, si kujdeseshin për të. Gjithashtu e nxirrte për të bërë pazar, për të ngrënë dreka jashtë, por kurrë, asnjëherë nuk e dëgjova fjalën faleminderit nga gjyshja ime.

Kur gjyshja ime ishte në çastet e fundit të jetës, nëna i qëndronte pranë dhe i tha se e kishte falur e mund të shkonte e qetë.

Unë nuk qava kur më vdiq gjyshja, por më vonë po. Jo për gjyshen, por sepse nuk e kisha patur kurrë mundësinë të shijoja një marrëdhënie që të më falte dashuri. Por mbi të gjitha qava për shembullin e bukur të një dashurie aspak egoiste që na dha nëna ime.

Faleminderit nënë që nuk e llogarite koston e një dashurie të tillë. Që i dhe dashuri jo vetëm nënës tënde, por që na bëre ne dëshmitarë të një dashurie të tillë. Që më le një përshtypje në zemër që do e mbaj gjithmonë.

Lexo edhe: Pese arsye perse gjyshja e nenes eshte me e rendesishme se ajo e babait






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X