Disa javë apo muaj pas lindjes për shumë nëna qëndrimi në shtëpi pranë fëmijës duket se kthehet në diçka të pamundur. Shpenzimet tashmë do të jenë edhe më të mëdha dhe për këtë arsye asaj i duhet të punojë, e ndërsa ajo mendon se ekonomia e familjes do të rritet disi, shqetësohet në lidhje me kujdesin e fëmijës të saj.
Edhe në ditët e sotme gjyshja luan një rol të rëndësishëm në përkujdesjen e fëmijës, ku jo në pak raste familja e konsideron si “një punë të zgjidhur” çështjen e përkujdesjes së fëmijës ndërsa nëna shkon në punë. Megjithatë nuk mund të përjashtojmë rastet kur me dëshirë apo nga nevoja fëmija dërgohet në çerdhe apo i besohet një dadoje. Ndonjëherë ndodh që edhe pse gjyshja të ofrohet të kujdeset për fëmijën, prindërit vihen në dyshim, do të ishte më mirë ta mbante gjyshja apo të kujdesej një dado për të? Duke qënë kështu pernenat.al ka përzgjedhur pikërisht këtë temë për t’u trajtuar gjatë diskutimit të përjavshëm dhe mendimet e nënave kanë qënë të ndryshme.
Disa nëna mendojnë se për fëmijën duhet të kujdeset gjyshja
Sigurisht që kjo duhet të ndodhë deri në një moshë të caktuar, kjo pasi fëmija nuk ka vetëm nevojë për ushqim por edhe për t’u arsimuar. Dihet që gjyshja mund t’i japë atij shumë dashuri dhe përralla por edukimi shkon përtej kësaj. Ja cfarë shkruan një nënë në lidhje me këtë argument:
“Personalisht mendoj se deri në moshën 2-3 vjeçare mund të kujdeset gjyshja nëse është mundësia, pas moshës 3 vjecare fëmija ka nevojë të shkojë në kopsht. Bëhet fjalë për një detyrim jo më një alternativë. Deri në atë moshë do preferoja gjyshen, fëmija është i vogel dhe vetëm ajo mund t’ja plotesonte nevojat.”
Cerdhja është vendi ideal
Nga ana tjetër disa nëna mendojnë se për fëmijën e tyre do të jetë mirë të kujdeset një edukatore e çerdhes apo kopshtit.
“Unë për vete do ta çoj në çerdhe që 1 vjeç. Nuk do ta çoj gjatë gjithë ditës por vetëm paraditen deri në drekë, në drekë do ta marrin prindërit e mi ta mbajnë derisa të kthehem unë nga puna. Jo se ata nuk e mbajnë dot gjithë ditën, por sepse fëmija ka nevojë për shokë dhe shoqe, për t’u socializuar me fëmijë të tjerë. Sado të argëtohen me gjyshërit fëmijët duan të luajnë. Unë e shikoj si një pjesë shumë të rëndësishme socializimin e fëmijës me të tjerë.”
“Unë mendoj se mirë është që fëmija të shkojë në kopsht jo se kam gjë kundra me rritjen nga gjyshja por sepse në kopsht mësohet ndryshe fëmija atje ka fëmijë plot dhe kjo gjë e ndihmon në komunikimin me fëmijët si edhe në shumë gjëra të tjera, ndërsa në shtëpi gjyshet do i llastojnë dhe sado që të mundohen atom, nuk e marrin atë mësim si në kopsht.”
E ndërkaq një gjyshe shprehet…
“Unë jam një gjyshe dhe mendoj pas një viti është më mirë që fëmija të shkoj në çerdhe. Një fjalë të bukur thotë Shkodrani, mbaje një vjet, të të rrojë përjetë.”
Ndonjëherë është ekonomia që të frenon ta cosh në çerdhe
“Këtu ku banoj unë kam pyetur për çerdhe dhe ka vetëm private po për 2 fëmijë në çerdhe të ikën gjysma e rrogës, dhe kam menduar nëse nuk ka ëerdhe shtetërore do kujdesem vetë për vajzat e mia pasi i kam binjake, se dhe vjehrra nuk ja del dot me dy femijë të kujdeset tërë ditën, kështu që jam pro faktit që fëmija të integrohet në një mënyrë tjetër të qëndrimit me fëmijë të tjerë, sepse gjyshërit nuk i japin atë lloj edukate që merr fëmija në çerdhe.”
Dhe nuk mund të mungonte edhe stereotipi i nënës së tmerruar (jo pa të drejtë) nga edukatoret dhe çerdhet
“Derisa të bëjë 3 vjeç me gjyshen. Në kopsht dhe edukatoret janë bërë sikur zbusin kuajt e egër dhe jo sikur rrisin fëmijë. Është frikën se di!”
Dhe sigurisht zgjedhja ngelet tepër personale. Të jeni e sigurt që do të jeni në gjendje të merrni vendimin më të drejtë për fëmijën tuaj.
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu