Shpesh roli i dados nenvleresohet. Ne te vertete ajo luan nje rol te rendesishem ne rritjen e femijes. Nese ajo nuk ka nivelin e duhur mund te ndikoje negativisht ne zhvillimin dhe edukimin e tij. Nese jeni nje nene e cila kalon nje pjese te mire te dites duke punuar duhet te keni parasysh disa kritere ne perzgjedhjen e saj. Ja cfare duhet te merrni ne konsiderate para se ti besoni dikujt femijen tuaj:
1- Pamja e jashtme
Ju duhet ti kushtoni rendesine e duhur pamjes se jashtme te saj. Floket duhet te jene te paster dhe te krehur me kujdes, veshja duhet te jete e rregullt dhe pa njolla, truku nuk duhet te jete i rende (prania e nje sasie te madhe makeupi mund te irritoje lekuren e femijes), thonjte nuk duhet te jene shume te gjate. Gjithashtu ju duhet te merrni ne konsiderate edhe tonin e zerit i cili nuk duhet te jete i larte dhe i vrazhde. Ne pamje te pare mund te duken si detaje te parendesishme por nuk eshte keshtu.
2- Zgjidhni nje shqipfolese te mire
Zhvillimi i te folurit te femijes stimulohet nga perdorimi i nje fjalori te gjere dhe korrekt. Kete mund ta siguroje vetem dikush qe e zoteron mire gjuhen tuaj.
3- Kerkoni referenca
Kerkoni qe dadoja te kete nje eksperience te njejte me femije te moshes se femijes tuaj. Psh: nese ju keni nje femije te porsalindur mos punesoni dike qe shumicen e kohes eshte kujdesur per femije te moshes 3, 4-vjecare (ose me te madhe). Gjithashtu kerkoni dike qe e ka profesion te beje dadon, mos punesoni dike qe ka vetem eksperiencen vetjake te rritjes se femijes.
4- Merrni ne konsiderate moshen
Nese kerkoni dike qe te kujdeset per nje femije mbi moshen 1-vjecare atehere ju duhet te merrni ne kosiderate kerkesat qe ju vijne nga pretendente me moshe 25-45 vjec, ndersa nese keni nje femije te porsalindur mosha ideale e dados do te ishte 28-55 vjec. Nese kerkoni dike qe te kujdeset per femijen tuaj ndersa ju dilni per nje mbremje (dado part-time), atehere ju mund te punesoni edhe nje vajze te re, mjafton qe te jete prane shtepise tuaj per te erdhur sa here qe ju te keni nevoje per te.
Te udhezojme dadon e re!
Pasi keni zgjedhur daon e cila ka permbushur kriteret e vendosura, ju duhet ti vendosni asaj disa rregulla qe duhet te ndjeke ne lidhje me edukimin e femijes tuaj ndersa ju jeni jashte shtepise.
1- I shkruani diku gjerat e ndaluara
I shkruani asaj ato gjera qe nuk duhet ne asnje menyre tja lejoje femijes ti beje. Psh: i thoni asaj nese femija nuk duhet te luaje ne tablet apo te shikoje televizor me shume se 15’ etj, nese nuk duhet te haje karamele etj.
2- I shkruani diku gjerat qe per femijen jane te rendesishme
Psh: i shkruani diku se gjate pasdites duhet ti jape femijes te haje nje frut, se duhet ta vendose ne gjume ne oren e caktuar (i shkruani oren qe zakonisht femija juaj fle), i shkruani gjithashtu se nese koha eshte e mire duhet ta nxjerre shetitje ne park, nese eshte kohe e keqe duhet te organizoje disa lojra zbavitese brenda shtepise etj.
3- I tregoni si te sillet ne rast se femija ben kapricio
Ju duhet ti shpjegoni personit qe do te kujdeset per femijen tuaj ndersa ju jeni jashte shtepise se nese femija ben kapricio per dicka, duhet te ndjeke rregullat tuaja dhe jo te saj. Duhet ti shpjegoni asaj se ne asnje menyre nuk duhet te ngrere dore ndaj femijes suaj. Ja shpjegoni ne menyre te detajuar cilat jane rregullat tuaja per keto raste.
4- Nuk duhet te perdore celularin
I shpjegoni asaj se ndersa eshte me femijen tuaj nuk duhet te flase ne celular. Linja e saj duhet te jete gjithmone e lire qe ju te keni mundesi ti telefononi ne cfaredolloj momenti. Gjithashtu ajo duhet te dije se vemendja e saj duhet te jete e perqendruar vetem tek femija juaj ndersa eshte ne orar pune.
5- I kerkoni te beje edhe disa pune shtepie
Kete duhet tja kerkoni per te miren e femijes suaj dhe jo per tju ardhur ne ndihme me pastrimin e shtepise apo gatimin. Nese femija do te kete gjithmone dike ne dispozicion vetem per te rrezikon te kthehet ne femije te llastuar. Ai ka nevoje per momente gjate te cilave te jete i pavarur.
6- Mos i mbani te fshehta dados
Nese femija ka nevoje per nje diete te caktuar ushqimore apo nje kujdes te vecante qe vjen si pasoje e nje problemi shendetsor, ju duhet ta lajmeroni dadon pasi ne te kundert mund te lindin probleme.
7- Beni vizita te palajmeruara
Nese nuk keni mundesi qe keto vizita ti beni vete, mund te dergoni dike ne shtepine tuaj per te pare nese cdo gje eshte ne rregull midis dados dhe femijes.
8- Analizoni sjelljen e femijes
Fillimi eshte pak i veshtire per femijen derisa te mesohet me dadon. Por nese edhe pas 1 apo 2 muajsh femija vazhdon te kundershtoje te qendroje vetem me te, atehere kjo ehste shenje se dicka nuk shkon.
9- Nese nuk ju pershtatet, nderroheni
Nese e shikoni se nuk eshte e pershtatshme per te qendruar prane femijes suaj, largoheni dhe gjeni nje dado te re.
Si te mesoni femijen me dadon e re?
Nese femija juaj eshte i porsalindur ose shume i vogel, ju duhet ta shoqeroni dadon per 1 muaj gjate qendrimit te saj me te. Keshtu dadoja do te mesoje te gjithe ritualin e larjes, ushqyerjes se femijes dhe do te njohe me mire shtepine tuaj. Nese femija eshte pak me i rritur do te mjaftojne 1-2 jave qe femija te pershtatet.
Materiale te ngjashme
Shembujt e ndëshkimeve negative që...
Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...
A ka TikTok përmbajtje seksuale...
Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...
Tri arsye përse notat nuk...
Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...
Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...
Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu