Gjumi i pasdites- si të përfitoni sa më shumë duke pushuar në këtë orar?

Një sy gjumë pasdite është një nga gëzimet e jetës, megjithëse përgjumja e tepërt mund të tregojë se diçka nuk po shkon siç duhet.




0 0

Një studim i ri, botuar në revistën Alzheimer & Dementia, sugjeron që përgjumja gjatë ditës mund të jetë një shenjë e hershme e Alzheimerit. Studiuesit krahasuan trurin pas vdekjes  të 13 personave me Alzheimer me trurin e shtatë personave për kontroll dhe zbuluan se ata me sëmundje të trurit kishin një proteinë, tau, në zonat e trurit që janë përgjegjëse për të qëndruarit zgjuar.

“Disa njerëz flenë shumë gjatë gjithë jetës së tyre, pa asnjë problem,” tha Lea Grinberg, profesore e neuropatologjisë në Universitetin e Kalifornisë për Times. “Në disa kultura, njerëzit kanë gjumë përditë dhe kjo nuk është gjë e keqe. Paralajmërimi vjen kur njerëzit fillojnë të flenë gjatë ditës, kur nuk e kanë bërë më parë. ”

Nuk është plotësisht e qartë nëse një sy gjumë pasdite ju bën mirë apo jo.  Disa studime thonë se fjetja pasdite zvogëlon stresin dhe rrit  funksionin konjitiv, por një studim tregoi se gjumi i pasdites është iu lidhur me një rrezik të vdekshmërisë dhe mund të jetë treguesi kryesor i një sëmundje si Alzhaimer.

Për shumë njerëz, përgjumja gjatë ditës është kryesisht një shenjë se nuk po fle mjaftueshëm gjatë natës, thotë Dr Neil Stanley, një ekspert i gjumit. Nëse ndiheni të përgjumur gjatë ditës, duhet të mendoni të bëni një sy gjumë. Kjo është ajo që i duhet trupit – nuk ka nevojë të qëndroni zgjuar duke konsumuar kafeinë pasi duhet gjumë. Ndjenja e përgjumjes ndoshta nuk është e lidhur me lodhjen por me stresin.

Atëherë, si të fle mirë? Gjëja kryesore, thotë Stanley, është kohëzgjatja. Zgjidhni ose një sy gjumë 20- ose 90-minutësh. “Kur bie në gjumë, shpejt do të kalosh fazat më të lehta të gjumit në periudhën e parë të gjumit të thellë. Ju nuk dëshironi të zgjoheni në gjumë të thellë, sepse kjo është faza kur zgjoheni dhe ndjeheni më keq se sa keni bërë më parë. Duke fjetur për 90 minuta do të thotë që keni përfunduar një cikël të gjumit.

“Një  i rritur i shëndetshëm do të flejë pas pesë apo 12 minutave” dhe duke marrë parasysh këtë vendosni alarmin për orën kur do të zgjoheni. Një orar i mirë për të fjetur pasdite është midis orës 02:00 dhe 14:00. Nuk duhet ta teproni me gjumin pasi kjo mund t’ju penalizojë gjatë natës.

Lexo edhe: “Ujori fle më pak ndërsa Demi s’bën dot pa 9 orë”, ja sa gjumë ju duhet sipas shenjës së horoskopit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X