Si të trajtojmë pagjumësinë pa ilaçe?

0 0

Stresi, ankthi dhe jeta e pabalancuar: këto janë disa nga përgjegjësit për një gjumë joadekuat, që nuk ju relakson, një problem që përkeqësohet gjatë muajve të verës. Për të gjithë personat që vuajnë nga pagjumësia, ka lajme të mira: një ekip ndërkombëtar kërkimor, nga universiteti i Birmingamit, Surrey (Mbretëria e Bashkuar) dhe Universiteti Monash (Australi), tregoi se është e mundur të përmirësohet gjumi brenda vetëm tre javësh, duke modifikuar zakonet e sjelljes dhe ritmin e gjumit e zgjimit me ndërhyrje të thjeshta, praktike dhe jo-farmakologjike.

Një ndryshim i zakoneve

Në studimin e ri studiuesit u përqëndruan për të kuptuar nëse ka ndërhyrje të thjeshta që njerëzit mund të ndjekin në mënyrë të pavarur për ta ribërë gjumin e qetë. Pjesëmarrësve iu kërkua të ndiqnin, për një periudhë prej tre javësh, disa udhëzime të thjeshta: të vendosin alarmin 2-3 orë më herët se zakonisht dhe të krijojnë kushte që dhoma e gjumit të ndriçohet mirë.

Të hanë mëngjesin sa zgjohen, gjithmonë të hanë drekën në të njëjtën kohë dhe të mos hanë darkë pas orës 19:00. Të kryejnë aktivitet fizik vetëm gjatë mëngjesit, të shmangnin kafeinën pas orës 15:00 dhe të mos flenë pas orës 16:00 pasdite. Së fundi, të shkojnë për të fjetur 2-3 orë më herët se zakonisht dhe të mos ekspozohen në dritë artificiale (drita e tel) në orët e mbrëmjes. Pjesëmarrësve iu kërkua të ndiqnin këto sugjerime çdo ditë, madje edhe gjatë fundjavave.

Rezultatet treguan se duke vënë më herët alarmin dhe duke shkuar në shtrat dy orë më herët se zakonisht, u raportuan përmirësime në mirëqenien mendore dhe fizike. Pjesëmarrësit e studimit treguan përmirësim të performancës njohëse (kohë më të shpejtë reagimi) dhe niveleve më të ulta të depresionit, stresit dhe përgjumjes në mëngjes, kur është përgjithësisht më e lehtë të ndihesh më i lodhur. Sipas Debra Skene nga Universiteti i Surrey, midis autorëve të studimit, krijimi i rutinave të thjeshta mund të ndihmojë ata që vuajnë nga pagjumësia të rregullojnë orët e tyre të brendshme dhe kështu të rimarrin dhe përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mendor. Nivelet e pamjaftueshme të gjumit mund të ndikojnë negativisht në procese të ndryshme të trupit, duke rritur edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit.

Lexo edhe: Pagjumësia në shtatzani shkakton lindje të parakohshme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

Si ta trajnojmë bebin që...

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X