Si ta trajnojmë bebin që ta zërë gjumi vetë?

0 0

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se të flejë sërish? Nëse i vogli juaj është të paktën 4 muajsh, mund të jetë koha të filloni trajnimin e gjumit.

Në atë moshë, foshnjat mund dhe duhet të jenë në gjendje të bien në gjumë në fillim ose të flenë sërish pas janë zgjuar, duke u qetësuar vetë.

Nëse keni frikë nga trajnimi i gjumit (i quajtur ndryshe edhe mësimdhënia e gjumit), dijeni që shpesh realizohet më shpejt sesa mund ta imagjinoni. Ja se si dhe kur duhet të filloni trajnimin e gjumit për të ndihmuar fëmijën, por edhe veten për të pasur një natë të mirë.

Çfarë është trajnimi i gjumit?

Trajnimi i gjumit është të mësosh fëmijën të bjerë në gjumë pa ndihmë nga ju. Kjo do të thotë që foshnja vihet për të fjetur ndërsa është plotësisht i zgjuar dhe e zë gjumi pa e tundur, lëkundur, përqafuar ose dhënë gji.

Trajnimi i gjumit gjithashtu mëson foshnjën se si të bjerë përsëri në gjumë kur në mënyrë të pashmangshme zgjohet brenda natës (pasi zgjimi i natës është një pjesë normale e ciklit të gjumit, madje edhe për të rriturit).

Çfarë nuk është trajnimi i gjumit?

Së pari, trajnimi i gjumit dhe ushqyerja gjatë natës nuk shkojnë domosdoshmërisht dorë për dore. Ju përsëri mund ta ushqeni foshnjën tuaj një ose edhe dy herë gjatë natës, në varësi të moshës dhe fazës. Flisni me pediatrin tuaj kur është e përshtatshme të hiqni plotësisht ushqimin e foshnjës tuaj gjatë natës.

Kjo është një nga shumë mënyrat që tregon se trajnimi i gjumit nuk është aq i ashpër sa tingëllon. Nuk përfshin domosdoshmërisht mbylljen e derës së dhomës dhe lënien e foshnjës të qajë gjithë natën. Ndërsa disa prindër shqetësohen se disa metoda mund të dëmtojnë shëndetin e foshnjës ose të krijojnë probleme të lidhura me marrëdhënien, studimi tregon se trajnimi i gjumit nuk rrit rrezikun e problemeve të sjelljes ose emocionale më vonë në fëmijëri.

Shumë ekspertë thonë se trajnimi i gjumit nuk është vetëm i sigurt, por është i shëndetshëm dhe i rëndësishëm për zhvillimin e foshnjave.

Kur mund të filloni trajnimin e gjumit?

Ekspertët rekomandojnë fillimin e trajnimit të gjumit kur foshnjat janë 4 deri në 6 muajsh. Ky interval moshe është më i përshtatshmi, pasi foshnjat janë mjaftueshëm të rritur sa ta flenë gjashtë deri në tetë orë brenda natës pa pasur nevojë të ushqehen, por nuk janë në pikën ku qetësimi që ju i ofroni lidhet me gjumin.

Metodat e trajnimit të gjumit

Nuk ka vetëm një mënyrë për trajnimin e gjumit, por shumë prindër zbulojnë se një ose një përzierje e metodave të mëposhtme të trajnimit të gjumit funksionon për familjet e tyre:

  1. Lëreni të qajë

Kjo metodë, e quajtur gjithashtu metoda “e zhdukjes”, përfshin vënien e foshnjës në shtrat dhe lejimin e tij të qajë derisa ra zërë gjumi pa ofruar asnjë rehati ose ndihmë nga ana juaj. Kjo do të thotë që pasi e keni vënë fëmijën në krevat, të ngopur dhe me kushtet e duhura të sigurisë së ambientit , nuk do të keni më nevojë të ktheheni deri të nesërmen në mëngjes, ose derisa fëmija të kërkojë të ushqehet. Ndoshta mund të duket e ashpër, por kjo metodë është më e vëshirë për ju sesa për fëmijën. Për tri-katër ditë fëmija do të mësohet të flejë vetë.

  1. Metoda “Ferber”

Nuk jeni adhurues i metodës së parë që ta lejoni fëmijën të qajë pa i ofruar asnjë lloj komoditeti? Provoni metodën Ferber, një lloj “zhdukje e shkallëzuar” ose “kontroll dhe ngushëllim”, që përfshin lejimin e foshnjës tuaj të qajë për një periudhë të caktuar kohe para se të shkoni ta kontrolloni.

Këto intervale kohore të të qarave zgjasin për disa minuta  derisa foshnja të flejë.

Gjatë disa netëve, ju gradualisht do të rritni gjatësinë e këtyre intervaleve, duke zvogëluar praninë tuaj në dhomën e foshnjës. Shumë shpejt, nuk ka nevojë për këto kontrolle komoditeti sepse foshnja juaj ka mësuar të vetë-qetësohet.

  1. Metoda e karriges

Kjo metodë mund të funksionojë më mirë për foshnjat më të mëdha dhe mund të jetë më e lehtë për ju (dhe foshnjën tuaj) sesa metodat e para. Uluni në një karrige pranë krevatit të fëmijës tuaj derisa fëmija të flejë, pa e marrë në krahë. Zhvendoseni karrigen më larg çdo natë derisa të jeni afër derës.

Në atë moment, fëmija juaj duhet të jetë në gjendje të bjerë në gjumë pa ju atje.

Dhe ndërsa kjo teknikë mund të jetë e përshtatshme për disa familje, dijeni se mund të shkaktojë më shumë të qara për disa foshnje. Kur fëmija juaj bie në gjumë me ju në dhomë, mund të tronditet dhe ndoshta të mërzitet kur zgjohet dhe ju nuk jeni më atje.

  1. Metoda e venitjes së gjumit

A qan i vogli juaj për periudha të gjata kohore para se të bjerë në gjumë? Trupi i tij mund të mos jetë gati për gjumë në kohën tuaj të dëshiruar të gjumit. Metoda e venitjes së gjumit mund të modifikojë ritmin cirkadian të fëmijës për të arritur kohën e gjumit atje ku dëshironi. Ja si:

  • Kushtojini vëmendje shenjave të gjumit të foshnjës (fërkim sysh, zhurmë)
  • Sapo fëmija juaj të duket i lodhur, vendoseni në shtrat.
  • Nëse qan shumë, nxirreni nga krevati për një kohë të caktuar (le të themi, gjysmë ore) dhe pastaj provoni përsëri.
  • Pas disa netësh duke e vënë në shtrat në atë kohë, lëvizni kohën e gjumit 15 minuta më herët dhe përsërisni procesin me këtë kohë të re të gjumit.
  • Lëvizni gradualisht kohën e gjumit më herët në rritje prej 15 minutash derisa të arrini kohën e dëshiruar të gjumit.
  1. Metoda “merreni në krahë, vendoseni në shtrat”

Kjo teknikë e trajnimit të gjumit përfshin që ju të kaloni rutinën normale të foshnjës suaj para gjumit, pastaj ta vendosni atë në shtrat të përgjumur, por zgjuar. Kur fëmijaqan, prisni disa minuta për të parë nëse qetësohet vetë. Nëse jo, merreni dhe qetësojeni. Kur të jetë përsëri i qetë, vendoseni përsëri në krevat.

Përsëriteni procesin derisa fëmija juaj të flejë gjumë. Vetëm kini kujdes se kjo metodë e trajnimit të gjumit mund të zgjasë shumë dhe kërkon një durim të mirë.

A mund të trajnohemi për dremitjet gjatë ditës?

Ju mund të aplikoni të njëjtën strategji trajnimi për dremitjet e ditës, siç veproni edhe natën. Nëse po përpiqeni ta lini të qajë ose po ndiqni metodën Ferber, mbani mend se pas 30 minutash të qara, një pjesë e mirë e gjumit mund të jetë zhdukur. Kështu që ju mund të dëshironi të vendosni një kufi për të qarën (të themi, 10 ose 15 minuta) para se të provoni një metodë tjetër për ta bërë fëmijën tuaj të flejë.

Sa zgjat trajnimi i gjumit?

Pas tre deri në katër netë metodash si Ferber ose ta lini fëmijën të qajë, fillojnë të funksionojnë.

Metodat e tjera të trajnimit – në veçanti venitja para gjumit, metoda e karriges dhe marrja na krah lënia në krevat , do të zgjasin më shumë, dhe disa metoda nuk do të funksionojnë aspak për disa foshnje.

Praktikojeni për dy javë të plota metodën që keni zgjedhur për t’i dhënë asaj një shans që të funksionojë.

Këshilla për trajnimin e gjumit

Pavarësisht se çfarë metode po provoni, këshillat e mëposhtme të trajnimit të gjumit mund të ndihmojnë në sigurimin e një tranzicioni më të butë:

  • Vendosni një rutinë të gjumit. Ndiqni një rutinë të vazhdueshme të gjumit të foshnjës. Për shembull, caktoni që ushqimi të jetë para dushit ose para leximit dhe ndiqeni gjithmonë këtë praktikë.
  • Zgjidhni kohën e duhur për trajnim. Nuk është koha për të trajnuar foshnjën të flejë, nëse ka pësuar një ndryshi mtë madh në jetën e tij, si për shembull dado e re, ndërrim shtëpie, ndërrim çerdheje, etj.
  • Kuptoni kur fëmija është i lodhur. Shikoni shenjat e gjumit si zhurma, fërkimi i syve etj, të cilat mund të ndodhin në të njëjtën kohë çdo natë. Është e rëndësishme ta vendosni foshnjën tuaj në shtrat kur është i përgjumur, por jo i lodhur, pasi foshnjat e mbingarkuara e kanë më të vështirë të flenë.
  • Vendoseni fëmijën në shtrat kur është ende zgjuar. Trajnimi i gjumit bazohet në mësimin e foshnjës tuaj për të fjetur vetë – një mësim që nuk do të marrë nëse e tundni në krahë para se ta transferoni në krevat.
  • Vononi kohën tuaj të përgjigjes. Mos nxitoni në dhomën e foshnjës në grindjen e parë. Foshnjat lëshojnë shumë zhurma natën, duke përfshirë të qarat, dhe më pas bien në gjumë vetë. Përgjigja ndaj çdo zhurme ose klithme të vogël mund të zgjojë një foshnjë ose të prishë përpjekjet e tij/saj për t’u qetësuar vetë.

Kur të telefononi mjekun?

Asnjëherë mos hezitoni të kontaktoni me mjekun e foshnjës tuaj nëse doni udhëzime se kur dhe si të filloni trajnimin e gjumit. Nëse ndiqni një metodë të trajnimit të gjumit vazhdimisht dhe ende nuk po funksionon pas dy javësh, mund të dëshironi të telefononi mjekun tuaj për këshilla.

Nëse foshnja vjell ndërsa qan, nëse ngrihet për më shumë se tre ose katër netë me radhë, bisedoni me pediatrin për të përjashtuar shqetësime të tjera mjekësore.

Trajnimi i gjumit shpesh përfshin lotë si për ju ashtu edhe për foshnjën tuaj. Por me qëndrueshmëri – dhe fat – së shpejti do të flini të qetë, dhe vogëlushi juaj do të ketë mësuar aftësinë e vlefshme të jetës se si të bjerë dhe të qëndrojë në gjumë vetë.

Lexo edhe: Nënat nuk ndjekin këshillat e duhura për një gjumë të sigurt të foshnjave






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Kur normalizohet ritmi i gjumit...

Një studim finlandez ka identifikuar "vlerat e pragut" të modeleve normale të gjumit të fëmijëve. Sa kohë mund t’i duhet një fëmije për të fjetur dhe sa herë në natë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X