Problemet me gjumin janë të shpeshta dhe bëjnë që gjithë dita të mos shkojë mbarë, pikërisht sepse nuk keni pushuar si duhet. Disa praktika të gabuara që shkaktojnë gjumë të parehatshëm dhe mënyrat sesi mund t’i rregulloni ato.
Kontrolloni telefonin përpara se të flini
Specialistët thonë se rrjetet sociale shkaktojnë stres. Truri mendon se drita artificiale nga ekrani është drita e ditës. Në këtë mënyrë nuk prodhon sa duhet melatonin, që është përgjegjëse për gjumin.
Këshillë: Fikni të gjitha pajisjet dixhitale, telefon, kompjuter, televizor rreth 1 orë përpara se të flini.
Nuk flini në të njëjtin orar
Ndryshimet në oraret e gjumit mes ditëve të javës dhe fundjavës, shkatërrojnë orën e brendshme të trupit tuaj. Kjo shkakton gjumë të parehatshëm dhe kur të zgjoheni do të ndiheni të lodhur.
Këshillë: Edhe nëse nuk jeni në gjendje të flini gjithmonë në të nëjjtin orar, përpiquni që ndryshimi të mos jetë më shumë se 30-45 minuta.
Pini kafe pasdite vonë
Kafja ju bën më të vëmendshëm sesa duhet dhe e mban trurin në gjendje të zgjuar.
Këshillë: Mos pini kafe të paktën pesë orë përpara se të shkoni për të fjetur.
Jeni pijedashës
Alkooli mund t’ju pengojë të flini dhe gjithashtu do të zgjoheni shpesh natën për të shkuar në tualet.
Këshillë: Pini vetëm një gotë në ditë dhe të paktën dy orë përpara se të flini.
Shtrati juaj është i parehatshëm
Pozicioni që flini në dyshek mund ta bëjë gjumin të parehatshëm. Gjithashtu nëse e ndani shtratin me kafshë shtëpiake do të zgjoheni shumë herë natën edhe nëse në mëngjes nuk do e mbani mend një gjë të tillë.
Këshilla: Ndryshoni dyshekun nëse është ai që ju shkakton një gjumë jo të mirë dhe mos i mbani kafshët në dhomë.
Temperatura e lartë dhe ndriçimi i fortë
Gjatë natës trupi i njeriut pëson rënie natyrale të temperaturës dhe në një ambient të ngrohtë, ky proçes do të ketë vështirësi e për rrjedhojë do të shkaktojë pagjumësi. Gjithashtu truri ka nevojë për errësirë që të prodhojë melatonin e të flini të qetë.
Këshillë: Nëse ndieni se dhoma është shumë e ngrohtë, balancojeni temperaturën duke përdorur më pak batanije, si dhe mbyllni perdet e fikni dritën për të siguruar ndriçimin që ju duhet.
Stresi
Nëse mendoni për shumë gjëra përpara se të shkoni në shtrat, do të jetë shumë e vështirë t’ju zërë gjumi.
Këshillë: Krijoni një rutinë tuajën që t’ju relaksojë çdo mbrëmje. Bëjeni këtë edhe kur nuk ndiheni në stres.
Gërrhitja e partnerit
Kjo mund të bëhet shumë bezdisëse e t’ju pengojë të flini.
Këshillë: Bindeni partnerin të vizitohet te mjeku, në mënyrë që të marrë masa për të ndaluar gërrhitjen.
Lexo edhe: Gjumi me deren mbyllur, si ndikon tek femija?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu