“Ujori fle më pak ndërsa Demi s’bën dot pa 9 orë”, ja sa gjumë ju duhet sipas shenjës së horoskopit

0 0

E keni vënë re se disa njerëz kanë nevojë të flenë më shumë se disa të tjerë? Në fakt e gjithë kjo mund të jetë e lidhur me shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi për shembull mund të jetë i freskët edhe me gjashtë orë gjumë, por Demi ka nevojë për 9 orë të plota.

Më poshtë ju tregojmë se sa gjumë ju duhet në varësi të shenjës suaj të horoskopit. E dimë se të gjithë synojmë të flemë 8 orë, por sipas “Bed Threads” ka njerëz që nuk i kanë të nevojshmë aq orë dhe ka nga ata që duan më shumë.

1.Dashi (21 mars – 20 prill). I suksesshëm, pasionant dhe ambicioz. Dashi e sheh gjumin më shumë si një humbje kohe. Njerëzit që i përkasin kësaj shenje mund të mbijetojnë edhe me gjashtë orë gjumë në natë, kështu ata kanë më shumë kohë për të arritur qëllimet e tyre.

2.Demi (21prill – 21 maj). Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë shumë besnikë, të besueshëm dhe pragmatistë. Por ata i tolerojnë vetes shumë gjëra dhe në mesin e këtyre gjërave është edhe dashuria për gjumin. Ata kanë nevojë për 9 orë gjumë dhe sipas Bed Threads krevati është vendi i tyre më i lumtur.

3.Binjakët (22 maj – 21 qershor). Shenja e binjakëve ka vështirësi në gjetjen e bilancit – që do të thotë një cikël gjumi i Binjakëve mund të ndryshojë nga dita në ditë. Një ditë, ata mund të ndihen të freskët me gjashtë orë gjumë, por një ditë tjetër mund të shtrihen në krevat dhe të flenë për orë të tëra. Binjakët gjithashtu e dashurojnë gjumin e drekës, të dremisin qoftë edhe pak minuta. Janë këto momente të vogla që ju japin atyre fuqi për të vazhduar ditën.

4.Gaforrja (22 qershor – 22 korrik). Gaforret njihen se janë shumë emocionalë dhe të ndjeshëm dhe ata kanë nevojë për gjumin për të ndihmuar në balancimin e të gjitha këtyre emocioneve. Nuk ka asgjë tjetër që një gaforreje t’i pëlqejë më shumë se sa një shtrat komod. Ata duan të paktën tetë orë të mira për të fjetur gjumë.

5.Luani (23 korrik – 22 gusht). Luanët janë shumë shoqërues dhe duan të jenë me njerëz edhe kur flenë. Bed Thread shpjegon: “Një Luan fle më mirë kur nuk është vetëm në krevat, qoftë me partnerin, me një familjar apo me një mik të mirë”. Nëse luanët kanë këtë shoqëri ata bien në gjumë të thellë dhe duan 7 deri në 8 orë gjumë.

6.Virgjëresha (23 gusht – 23 shtator). Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë perfeksionistë dhe ata e shohin gjumin si një pengesë për të bërë disa gjëra. Ata janë gjithashtu të prirur për t’u kapur nga ankthi, dhe kur bien të flejnë mund t’i shihni duke u rrotulluar shumë në krevat para se t’i zërë gjumi. Një virgjëreshë mund të mbijetojë edhe me gjashtë orë gjumë, por në mënyrë ideale do të kishte nevojë për më shumë.

7.Peshorja (24 shtator – 23 tetor). Ata që i përkasin kësaj shenje të zodiakut janë të vetëkënaqur. Si miq ata janë dëgjuesit më të mirë por mund t’ju ndihmojnë vetëm pasi e kanë plotësuar orarin e gjumit. Nëse flejnë 7 deri në 8 orë ju mjafton për t’u mbushur me energji.

8.Akrepi (24 tetor – 22 nëntor). Akrepët mund të kenë një karakter shumë intensive-ata janë pasionantë, xhelozë, të ndjeshëm dhe të guximshëm dhe të gjitha këto njëheresh. Ata mund ta kenë të vështirë për të fjetur- dhe në momentin që e bëjnë ata përjetojnë shumë ëndrra të jetueshme. Akrepët merren me emocionet e tyre gjatë natës, kështu që 8 orë i kanë të nevojshme.

9.Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor). Një Shigjetar ka nevoja të përziera kur bie fjala për të fjetur. Nëse po planifikoni një projekt të madh në punë, ose një pushim të madh, ata mund të mbijetojnë me vetëm pesë ose gjashtë orë gjumë-pasi gjumi është gjëja më e fundit në listën e tyre të prioriteteve. Por në rastet e tjera kur nuk planifikojnë gjë, 8 orë do të ishte ideale për ta.

10.Bricjapi (22 janar – 20 janar). Bricjapët janë edukuar me regjimin, ata nuk janë të kënaqur thjesht me gjumin 8 orarsh. Ata jetojnë në rutinë-funksionojnë më mirë kur bëjnë një orar të rreptë gjumi dhe alarmi i tyre bie në të njëjtin orar çdo mëngjes.

11.Ujori (21 janar – 29 shkurt). Nga të gjitha shenjat yjore, Ujorët e kanë më të vështirë të flenë gjumë. Këta individë janë të pavarur dhe inteligjentë dhe mund të funksionojnë me lehtësi vetëm në gjashtë orë gjumë. Megjithatë punojnë më mirë kur bëjnë 7 apo 8 orë. Ata kanë tendencën të jenë njerëz mëngjezorë, që do të thotë çohen dhe bëhen gati herët në mëngjes për të bërë punët.

12.Peshqit (20 shkurt – 20 mars). Peshqit janë shenja e ëndërrimtarëve, kështu që nuk na habit fakti që ata e duan shumë gjumin. Të ndjeshëm dhe intuitivë, ata kanë më shumë nevojë për gjumë në mënyrë që të qetësojnë emocionet e tyre, të paktën tetë orë brenda një nate.

Lexo edhe: Per sa ore gjume ka nevoje nje femije sipas moshes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X