Fryrja e stomakut pasi keni ngrënë: Jo, nuk jam shtatzanë

0 0

Jo, nuk jam shtatzënë, sapo kam ngrënë drekë.

Duket kaq pa kuptim. Ju hani diçka në madhësinë e një topi tenisi dhe barku juaj merr madhësinë e një topi futbolli. Së pari është e bezdisshme t’u shpjegosh njerëzve vazhdimisht se në të vërtetë nuk jeni shtatzanë, por nga ana tjetër një stomak i fryrë bëhet problem kur shkakton dhimbje dhe bezdi.

Sindroma e zorrëve të irrituara ose IBS është një shkak i zakonshëm i zgjerimit të stomakut dhe prek rreth 15% të popullsisë në mbarë botën, megjithëse duket se pothuajse çdo grua është përballur të paktën njëherë me këtë problem.

Arsyeja më e dukshme pse ndiheni e fryrë pas ngrënies është zgjedhja e ushqimit. Me pak fjalë, çdo ushqim që përmban një grup karbohidratash të shkurtra që janë të vështira për t’u absorbuar, ka të ngjarë të shkaktojë gulçim, pasi këto lloje ushqimesh fermentohen nga bakteret e zorrëve, duke prodhuar gaz.

Disa ushqime të zakonshme me përmbajtje të lartë të këtyre karbohidrateve përfshijnë qepët, hudhrat, mollët, bukën, makaronat dhe kosin. Pra, nëse vëreni se stomaku juaj është më i fryrë se zakonisht pasi hani ndonjë nga këto ushqime, duhet të përpiqeni t’i kufizoni ato.

Ushqimet e larta në fibra gjithashtu janë problematike nëse jeni të prirur për stomakun e fryrë, pasi fibra është një karbohidrat i patretur që prodhon gaz në sistemin e tretjes. Sigurisht, fibra është gjithashtu e rëndësishme në një dietë të shëndetshme, kështu që për të shmangur fryrjen, pini shumë ujë pas konsumimit të ushqimeve me fibra të larta, pasi është thelbësore për të ndihmuar lëvizjen e fibrave përmes sistemit të tretjes.

Një tjetër shkak i zakonshëm i fryrjes është marrja e më shumë ajri se ç’kemi nevojë. Kjo mund të ndodhë kur hani shumë shpejt, hani çamçakëz, ose konsumoni pije të gazuara, pasi ato përmbajnë dioksid karboni. Eliminimi i pijeve të tilla dhe ngrënia ngadalë jo vetëm që do të zvogëlojë sasinë e ajrit që thithni, por gjithashtu do të shmangë mbingopjen, që është një tjetër shkak i fryrjes së stomakut.

Kur është serioze?

Nëse ndiheni e fryrë zakonisht, sidomos kur fryrja kombinohet me dhimbje ose diarre, mund të jetë shenjë e një intolerance të padiagnostikuar ndaj një ushqimi të caktuar, si sëmundja celiac, e njohur edhe si intoleranca ndaj glutenit. Sëmundja celiac është në thelb një alergji ndaj ushqimeve që përmbajnë gluten, të tilla si buka, makaronat dhe ushqimet më të përpunuara. Për fat të keq, aktualisht nuk ka shërim për këtë sëmundje, kështu që trajtimi i vetëm i sigurt, i rekomanduar është një dietë pa gluten.

Një tjetër shkak i zakonshëm i fryrjes është intoleranca e laktozës, e cila shkakton distension në stomak dhe ndonjëherë diarre, pasi hani produkte të qumështit të tilla si kos, çokollatë me qumësht, ose djathë.

Së fundi, një nga shkaqet më të shpeshta të fryrjes kronike është një çekuilibër i baktereve të zorrëve. Bakteret tona të mira të zorrëve ndihmojnë për shpërbërjen e ushqimit dhe janë absolutisht jetësore për shëndetin dhe imunitetin tonë. Fatmirësisht, ka një mënyrë shumë të lehtë për të siguruar që bakteret e zorrëve të jenë të ekuilibruara, thjesht të merrni tableta të rregullta probiotike.

Është e rëndësishme të shkoni te mjeku nëse fryrja vazhdon edhe pasi bëni përpjekjet e mësipërme.

Lexo edhe: Si te ulni barkun tuaj me nje ushtrim te thjeshte?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X