11 gabimet që bëni kur tentoni të hiqni dhjamin tek barku

0 0

Ka një arsye pse yndyra tek barku është e njohur si shumë e vështirë për t’u hequr. Qelizat e yndyrës që mblidhen rreth barkut njihen si qeliza beta yndyrore, të cilat janë shumë të vështira për t’u eleminuar.

Çfarë të bëni nëse keni qenë duke ushtruar rregullisht dhe keni mbajtur një dietë të ekuilibruar, por akoma nuk po shihni ndonjë rezultat?

Ka disa gjëra që jeni duke i bërë keq dhe po jua listojmë më poshtë:

1.Nuk flini mjaftueshëm gjumë. “Nga lundrimi nëpër mediat sociale, apo pirja e një kafeje në pasdite, etj, janë mënyra që pa dashje ju bëjnë që të qëndroni zgjuar gjatë natës. Përveç ndjenjës së lodhjes dhe të qenit të ngathët të nesërmen, mos marrja e rekomanduar e 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë mund të shkaktojë humbje peshe. Kur na mungon gjumi, hormonet e trupit tonë ç’ekuilibrohen dhe kjo mund të ndikojë në ditët pasuese në nivelet e urisë. Të gjithë kemi dy hormone që ndikojnë në oreksin tonë: ghrelin dhe leptin. Kur nuk flemë sa duhet, nivelet tona të ghrelin (hormoni që na bën të ndihemi të uritur) rriten dhe nivelet e leptinit (hormoni që na bën të ndihemi të ngopur) bien. Kjo do të thotë se kur jemi zgjuar, ne tentojmë të hamë më shumë, por ndihemi më pak të ngopur, ndërkohë që shtojmë peshë vetëm në bark. Provoni të shkoni në shtrat pak më herët se zakonisht për të shmangur këtë çekuilibër dhe mos harroni të hiqni çdo shpërqendrues që mund t’ju ndalojë ta bëni këtë.

2.Ju jeni duke bërë llojin e gabuar të stërvitjes. Duke bërë vetëm ushtrime të përqendruara tek barku, si pompa, nuk do t’ju ndihmojë të largoni fryrjen e barkut. Yndyra e barkut është thjesht vendi ku trupi juaj ruan energji, kështu që ju duhet të bëni ushtrime të tërë trupit për të trajtuar atë. Nëse bëni squats, kërcime, apo vrapim rutinor do t’ju ndihmojë në përpjekjen tuaj.

3.Ju po konsumoni shumë sheqer. Nëse dieta juaj përbëhet nga shumë pije energjike, pije me sheqer si pijet e gazuara dhe pijet e aromatizuara, ose konsumoni ushqime me sheqer si çokollata dhe ëmbëlsira, do ta bëjë të vështirë humbjen e peshë. Ndërkohë që frutat dhe perimet janë të mira për ju, ato gjithashtu mund të shkaktojnë shtim në peshë nëse hani shumë, pasi ata kanë nivele të larta të sheqernave natyrore. Ka shumë mundësi që ushqimet që kanë yndyrë të ulët të kenë sasi të larta të sheqerit të shtuar, prandaj sigurohuni që të kontrolloni etiketën e përbërësve te ushqimit që blini. Përpiquni të reduktoni sasinë e karbohidrateve që hani, që mund t’i merrni nga makarona dhe buka, dhe t’i zëvendësoni me ushqime të tjera. Nuk do të jetë e lehtë, por duke e ulur sasinë e përgjithshme të karbohidrateve (duke mos hequr plotësisht karbohidratet!), do të keni shansin më të mirë për të trajtuar yndyrën tuaj në bark.

4.Ju nuk jeni duke ngrënë mjaftueshëm proteina. Proteinat janë të nevojshme për humbjen e yndyrave, Ato ndihmojnë në ndërtimin dhe ruajtjen e indeve të muskujve të dobët dhe mund të rrisin sasinë e kalorive që digjen. Është gjithashtu një burim i madh energjie që ju ndihmon të ndiheni më të fortë përgjatë ditës dhe kështu do të jeni më pak të tunduar për të ngrënë. Burime të proteinës ka tek gjoksi i pulës, toni, vezët, qumështi etj. Dhe nëse e keni të vështirë të shmangni ushqimet me karbohidrate, provoni t’i zëvendësoni ato me ushqimet që kanë proteina.

5.Ndjeheni të stresuar ose të shqetësuar. Ndjenja e stresit mund të shkatërrojë trupat tanë. Kjo pasi trupi ynë në të tilla raste prodhon hormononin kortizol steroid, i cili mund të bëjë që ju të dëshironi ushqime me sheqer që sigurojnë energji dhe kënaqësi të menjëhershme. Kortizoli është i nevojshëm për të na ndihmuar të përballojmë rrezikun e menjëhershëm, por trupi ynë e liron këtë hormon edhe nëse ndihemi të stresuar ose të shqetësuar. Kur nivelet e kortizolit tonë janë të larta për një kohë të gjatë, mund të rrisni sasinë e yndyrës që mbani në bark.

6.Po prisni që yndyra të hiqet shpejt. Është e lehtë të jeni të paduruar dhe të frustruar kur përpiqeni të humbni peshë dhe akoma s’keni asnjë rezultat. Por duhet të bëheni realist pasi ndryshimin nuk do ta shikoni brenda natës. Zakonet e mësuara në trurin tuaj luajnë një rol të madh duke nxitur rezistencën ndaj ndryshimeve në stilin e jetesës, dhe kërkon kohë për të krijuar zakone të reja – deri në 12 javë. Duroni për të paktën 8 javë dhe do të vini re një ndryshimin.

7.Ju nuk e vini re progresin që bëni. Ka disa aplikacione të shkëlqyeshme dhe pajisje teknologjike që jua bëjnë më të lehtë që t’u përmbaheni planeve tuaja. Këto pajisje mund t’ju ndihmojnë të monitoroni qëllimet tuaja, marrjen e ushqimit dhe kalorive të djegura gjatë stërvitjes. Nëse këto nuk i keni si mundësi, shkruani një plan për vaktet kur do hani dhe ushtrimet që do të bëni. Kjo do t’ju ndihmojë t’u përmbaheni qëllimeve tuaja dhe të mbeteni të fokusuar.

8.Po merrni një dietë drastike. Dietat e dobësimit që ulin ndjeshëm sasinë e ushqimit që ju hani, mund t’ju ndihmojnë të humbni disa kilogramë në fillim, por ato janë të vështira për t’u mbështetur dhe nuk do t’ju ndihmojnë të mbani peshën e arritur. Mund të duket si një mundësi e shpejtë dhe e lehtë, por të hani pak kalori mund të shkaktojë më shumë dëme sesa përfitime. Nëse marrja e kalorive është shumë e ulët, trupi juaj mund të përjetojë uri. Kjo do të ngadalësojë metabolizmin tuaj, duke e bërë më të vështirë për trupin tuaj të humbasë peshën. Bëni ndryshime të ndjeshme por të shëndetshme në mënyrën tuaj të jetesës dhe shmangni dietat drastike që dëgjoni.

9.Po bëni më shumë se ç’duhet. Trupi juaj ka nevojë për një ekuilibër të shëndetshëm mes stërvitjes dhe pushimit. Të bëni shumë ushtrime e pengon trupin nga heqja e yndyrës së tepërt. Ushtrimet pa pushim mund të ndikojnë në nivelet tona të hormoneve të kortizolit dhe të shkaktojë një rritje të yndyrës të ruajtur në bark.

10.Nuk keni bilancin e duhur të stërvitjes. Me të gjitha këshillat e ndryshme që merrni, mund të jetë e ndërlikuar të kuptoni saktësisht se cilat ushtrime funksionojnë më mirë. Ushtrimet intensive ju shërbejnë për djegien e yndyrës dhe për ritmin e zemrës tuaj, por gjithashtu rekomandohen përfshirë edhe ushtrimet e rezistencës. Provoni të hiqni peshën, duke përdorur ushtrime për forcë, si të ngrini pesha në palestër, pasi ato do të rrisin metabolizmin tuaj për të ndihmuar në humbjen e peshës dhe për të rritur fuqinë tuaj të muskujve. Është e rëndësishme të përzieni stërvitjet e të gjithë trupit, në mënyrë që të mos mërziteni “.

11.Ju keni humbur motivimin. Një nga pjesët më të vështira të humbjes së peshës është ruajtja e ndryshimeve që keni bërë. Është e vështirë të qëndroni të motivuar gjatë gjithë kohës, veçanërisht nëse keni humbur peshë gjatë rrugës. Por mos lejoni që kjo të ndikojë në qëllimin tuaj final. Nëse ndiheni veçanërisht të pamotivuar, kërkoni një mik që të bashkohet me ju për stërvitjen tuaj dhe më pas të gatuani diçka të shëndetshme për darkë së bashku “.

Lexo edhe: Mitet per ushtrimet fizike ne shtatzani

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X