5 ushtrime per barkun pas lindjes

0 0

Pas lindjes së fëmijës nëna ka dëshirë të rikthehet në formë.
Por, cilat janë ushtrimet e duhura për ta bërë këtë?

Ushtrimet pas lindjes
Pas ardhjes në jetë të fëmijës nëna i kushton shumë kohë përkujdesjes së tij. Tashmë koha e saj kalon duke e ushqyer, e ndërruar, duke e mbajtur në krah natën kur qan, dhe ndonjëherë ajo “harron” të kujdeset për veten.
Kjo është dicka shumë e gabuar, pasi ju nuk jeni vetëm nëna, por edhe gra. Ju duhet të kujdeseni edhe për pamjen tuaj të jashtme, pasi kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë me veten tuaj.
Ajo cfarë duhet të bëni si fillim është të ndiqni një dietë të shëndetshme ushqimore si edhe të merreni me gjimnastikë. Kjo do t’ju ndihmojë të dobësoheni në mënyrë të shëndetshme.

Cfarë duhet të bëjmë konkretisht?
Nëse ju nuk keni kohë apo dëshirë të shkoni në palestër mund të ushtroheni në shtëpi, duke kryer disa ushtrime të thjeshta. Si fillim duhet të bëni rreth 6-10 minuta nxemje, për shembull duke bërë vrap të lehtë në vend. Ushtrimet duhet të bëhen 15 herë me 3 raunde secila. Pra, ju duhet të përsërisni një ushtrim 15 herë, të pushoni 1 minutë dhe të filloni përsëri me 15 herë të tjera, duke plotësuar kështu gjithsej 3 raunde për secilin ushtrim.
Kujdes! Kush ka një shqetësim të caktuar shëndetësor nuk duhet të fillojë të ushtrohet pa marrë në fillim miratimin e mjekut.
Lëvizjet tuaja gjatë kryerjes së ushtrimeve duhet të jenë të ngadalta.

Ja disa ushtrime që mund të bëni:

5 ushtrime per barkun pas lindjes

1- Shtrihuni në tokë me shpinën poshtë dhe barkun lart, përthyeni këmbët dhe i afroni ato në pjesën abdominale. Duart i vendosni pas koke dhe filloni të ushtroheni duke i shtrirë këmbët per t’i afruar sa më pranë tokës, por pa e prekur atë. Ushtrimi duhet të kryhet ngadalë.
2- Shtrihuni në tokë po në pozicion shpinor dhe përthyeni këmbët, duke i mbajtur të hapura. Filloni të lëvizni anash duke qëndruar shtrirë në mënyrë të tillë që gishtat e dorës të prekin themrën e secilës këmbë. Gjatë këtij ushtrimi koka duhet të jetë e ngritur lart.
3- Ushtrimi tjetër kërkon një qëndrim përmbys. Ju duhet të vëndosni parakrahët tuaj në tokë duke i mbajtur të përthyera. Mbani trupin drejt pak të ngritur nga toka duke e vendosur peshën e trupit tek majrat e këmbëve. Më pas filloni të rrotulloni trupin tuaj anash në mënyrë të tillë që anësoret e shputave të këmbëve të prekin tokën.
4- Uluni në tokë duke e zhvendosur trupin mbrapa deri afër tokës. Këmbët i mbani të përthyera dhe krahët të kryqëuar paka gjoksit me bërrylat jashtë në pozicion anësor. Duke e mbajtur trupin në pozicion të tillë filloni të rrotulloheni nga njëra anë në tjetrën.
5- Pozicionohuni ulur dhe vendosni duart në gjoks duke i mbajtur të kryqëzuara. Këmbët duhet t’i mbani të përthyera dhe pak të hapura. Zhvendoseni trupin pak mbrapa dhe filloni të ngriheni drejt gjunjëve duke bërë disa pompa. Trupi juaj nuk duhet të shtrihet mbrapa por thjesht të shkojë deri afër tokës.
Të gjitha këto ushtrime mund t’i shoqëroni edhe me hedhje me litar, duke filluar nga 20 hedhje në ditë dhe për t’i shtuar gradualisht. Ju gjithashtu duhet të konsumoni shumë ujë, të eleminoni ëmbëlsirat si edhe brumërat.

Lexoni edhe: Barku pas lindjes, pse ndryshon?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X