Mitet për ushtrimet fizike në shtatzani

0 0

Ekzistojnë shumë mite rreth ushtrimeve fizike gjatë shtatzanisë për mënyrën se si ndikojnë në shëndetin e nënës dhe fëmijës. Disa prej tyre janë tërësisht të gabuara.

Mitet për ushtrimet fizike në shtatzani

Ushtrimet fizike gjatë shtatzanisë dëmtojnë bebin

Në fakt, mjekët shpjegojnë se është e kundërta. Ushtrimet fizike gjatë shtatzansië, sidomos nëse jeni marrë edhe më parë me fitnes, ndihmojnë për diabetin gestacional, për peshën, për hipertesnionin etj.

Shtatzania është një periudhë e mirë për të filluar një regjim të ri ushtrimesh

Për të shmangur dëmtimet nuk duhet të filloni ushtrime të reja gjatë shtatzanisë. Mund të bëni vetëm ushtrime të reja që janë specifike për gratë shtatzëna, të rekomanduara nga mjeku.

Pakësojini ushtrimet gjatë progresit të shtaztanisë

Në të vërtetë, mund të ndodhë që ju të keni më shumë energji me kalimin e muajve dhe javëve, gjë që mund të vazhdojë deri në tremujorin e tretë.

Mos bëni ushtrime barku gjatë shtatzanisë

Fakti që keni një beb në bark, nuk do të thotë se nuk duhet të punoni për ta forcuar atë. Forcimi i kësaj pjese do t’ju ndihmojë të keni një posturë të mirë.

Shmangni ushtrimet me pesha gjatë shtatzanisë

Ju mund të vazhdoni të punoni me pesha deri gjatë trimestrit të dytë, sidomos për këmbët, sepse ato duhet të jenë të forta për të përballuar lindjen. Por, duhet të tregoni shumë kujdes që të mos dëmtoheni.

Duhet të ndiqni vetëm mësime për ushtrime prenatale

Ju nuk keni pse ndaloni së ndjekuri kurset e jogës, apo sporteve të tjera vetëm sepse jeni shtatzanë.

Mund të fitoni peshë sa të doni gjatë shtatzanisë

Ky është perceptim i gabuar, po aq sa perceptimi se në shtatzani duhet të hani për dy e të bëni pushim nga aktiviteti fizik.

Duhet të prisni 6 javë pas lindjes për të rifilluar ushtrimet fizike

Ka raste kur mund të filloni të bëni nga 20 minuta aktivitet fizik që 2 javë pas lindjes. Por, duhet të flisni paraprakisht me mjekun për këtë.

Trupi juaj nuk do të jetë kurrë njësoj pas shtatzanisë

Tek disa gra, shtatzania e ndryshon trupin e tyre përgjithmonë, por jo gjithmonë ndodh kështu. Ka shumë raste kur nënat e reja janë kthyer në formën e tyre të mëparshme trupore brenda një viti pas lindjes.

Lexo edhe: Aktiviteti fizik ne shtatzani ul me 25% rrezikun e komplikimeve pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X