Aktivteti fizik në shtatzani ul me 25% rrezikun e komplikimeve pas lindjes

0 0

Ka shumë gjëra në shtatzani që janë jashtë kontrollit tonë. Ne nuk mund të kontrollojmë të vjellat, neveritë nga disa ushqime dhe dëshirën për disa të tjera, por mund të mbajmë nën kontroll sa mundemi kur dhe si do të vijë në jetë fëmija.

Ka aq shumë gjëra që nuk mund të kontrollojmë, por mund të kontrollojmë nëse po kryejmë aktivitet fizik si duhet dhe sipas një studimi ushtrimet fizike në muajt e shtatzanisë zvogëlojnë me 25% rrezikun e komplikimeve te nënat.

Studiuesit kanadezë në Universitetin e Albertës zbuluan se gratë që ushtrojnë një aktivitet fizik gjatë shtatzënisë kanë 25% më pak shanse të preken nga depresioni pas lindjes, dhe një zvogëlim prej 40% në rrezikun e zhvillimit të komplikimeve të mëdha si diabeti, hipertensioni dhe preeklampsia.

“Këto udhëzime do të ndryshojnë praktikën,” thotë një nga hulumtuesit kryesorë për projektin, Margie Davenport në një botim universitar. “Mjekët me të cilët kam folur janë shumë të ngazëlluer për këtë.”

Studimi është pjesë e Udhëzuesit Kanadez 2019 për aktivitetin fizik gjatë gjithë shtatzanisë, i cili thotë se gratë shtatzëna duhet të synojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar çdo javë, në mënyrë që të minimizohen ndërlikimet e shtatzënisë. Ecja, noti,stërvitje për të fituar rezistencë dhe çiklizmi inkurajohen nga mjekët.

Sipas autorëve të studimit, të gjitha nënat duhet të jenë fizikisht aktive gjatë gjithë shtatzanisë, përveç nëse ata kanë një kundërindikacion, si një qafë të mitrës me probleme ose gjakderdhje të pashpjegueshme.

Edhe pse duhet të kaloni në stërvitje më pak intensive, teksa shtatzania përparon, është me të vërtetë e rëndësishme të vazhdoni të lëvizni qoftë edhe pak, mjafton një ecje poshtë pallatit.

Lexo edhe: Celuliti, pse perkeqesohet gjate shtatzanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X