Ekspertët: Pavarësisht nga masat që merrni, dielli mund t’ju djegë edhe përmes bluzës, edhe nën re, e madje edhe nën hije

Lidhja mes ekspozimit në diell dhe kancerit të lëkurës është e njohur, por disa nga gjërat që bëjmë për t’u mbrojtur nga djegiet nga dielli mund të rrisin rrezikun tonë për dëmtime nga rrezet ultra viollcë.




0 0

Së fundmi ekspertët kanë hedhur poshtë “mitet e sigurisë” për t’u mbrojtur nga dielli, që shumë prej nesh i besojnë

Miti 1. Noti me një bluzë për të qëndruar të sigurt nga rrezet e diellit. Veshja e një bluze në ujë mund të tingëllojë e çuditshme dhe është më e sigurt se sa të ekspozoni lëkurën e zhveshur direkt në diell, por duhet të jeni të vetëdijshëm se sapo bluza të jetë lagur, ajo lejon që në lëkurë të depërtojnë më shumë rreze UV sesa kur është e thatë. Ngjyrat e errëta janë më efektive në bllokimin e dritës sesa pëlhurat e zbardhura, pasi ngjyrat më të errëta absorbojnë dhe shpërndajnë rrezet ultravjollcë. Mjekët këshillojnë që të shmangni notin në orarin më të nxehtë të ditë- zakonisht 11: 00-15: 00.’

2.Unë nuk kam nevojë për krem nëse është vrenjtur. Njerëzit shpesh nuk e aplikojnë kremin kundër rrezeve të diellit nëse moti është me re ose nëse retë duken më shumë sesa dielli. Por ata nuk e kuptojnë se 80 për qind e rrezeve të diellit mund të kalojnë përmes reve. Jo vetëm që mund të digjeni kur është vrenjtur – por mund të keni një djegie akute edhe më të rëndë, pasi ju keni lënë pas dore mbrojtjen e lëkurës, thonë ekspertët.

3.Përdorimi i një kremi vetënxirës përpara se të dilni në diell, mendohet nga disa njerëz si formë e mbrojtjes nga djegia e diellit. Por kjo nuk është e vërtetë, pasi në këtë mënyrë ju e dëmtoni shumë lëkurën dhe vetëm dëmtoni aftësinë e trupit për të mbrojtur veten nga dielli.

4.Lentet e kontaktit m’i mbrojnë sytë. Ekspozimi për një kohë të gjatë i syve ndaj rrezeve ultra vjollcë ka qenë i lidhur me disa sëmundje dhe me disa lloje të kancerit të syrit. Por lentet e kontaktit ju mbrojnë sytë nga dielli vetëm nëse ato janë të dizajnuara në mënyrë specifike për të absorbuar UV, duke reduktuar sasinë e rrezatimit që arrin sipërfaqen e syrit. Kjo lloj lente kontakti gjithashtu mbron syrin nga rrezatimi që vjen nga lart ose rreth anëve të syzeve. Problemi është se me përdorimin e kësaj lente, njerëzit harrojnë se lëkura rreth syve apo në qepallë nuk është e mbrojtur dhe kjo zonë është një nga më të prekurat e kancerit të lëkurës. Kur përzgjidhni syzet e diellit, mos mendoni që ato që janë më të errëta do të ofrojnë mbrojtje më të mirë. Niveli i mbrojtjes UV nuk përcaktohet nga ngjyra. Mos shikoni nëse syzet janë të errëta apo të shtrenjta, por shikoni syzet që janë në përputhje me standartet e miratuara. Shikoni për shenja që lexojnë CE (standard të Komunitetit Europian), BS EN ISO 12312-1 (British Standard) ose UV400 dhe zgjidhni një pale syze që ofrojnë 80 për qind reduktim të rrezeve të diellit.

5.Kapelet japin mbrojtje të madhe. Jo të gjitha kapelet mund t’ju mbrojnë nga dielli. Për ta provuar sesa e mirë është një kapele mbajeni atë drejt qiellit. Nëse nuk e shihni diellin kjo tregon se kapela është mjaft e trashë për të bllokuar rrezet e tij. Shmangni kapelet që nuk mbrojnë veshët pasi veshët janë një tjetër zonë shumë e ndjeshme për zhvillimin e kancerit të lëkurës. Mbani mend, një kapelë mund të ofrojë 100 për qind mbrojtje nga lart, por gjysma e ekspozimit në diell hyn nga anët dhe nën kapelë për shkak të reflektimit të dritës UV, kështu që aplikoni krem dielli.

6.Jam i sigurt nëse qëndroj në hije. Një gabim i zakonshëm që bëjnë shumë njerëz është se nuk besojnë që mund të digjen në hije. Por e vërteta është se ju mund të digjeni edhe kur jeni nën një pemë apo çadër për shkak të reflektimit të rrezeve UV që reflektohen në sipërfaqet afër. Është e rëndësishme të kuptoni se nuk është domosdoshmërisht drita e diellit e dukshme që dëmton lëkurën tuaj, por rrezatimi UV. Megjithëse nuk mund t’i shohim apo t’i ndiejmë ato, rrezet UV reflektojnë sipërfaqet si rëra, uji dhe madje edhe bora,

7.Kremi mbrojtës nga dielli reziston nëse është kundra ujit. Një krem kundër diellit konsiderohet “i qëndrueshëm ndaj ujit” nëse mban vetitë e mbrojtjes së diellit pas vetëm dy intervale 20 minutash (40 minuta gjithsej) të qëndrimit në ujë. Megjithatë, kjo nuk merr parasysh ndikimin e tharjes dhe deri në 85 për qind të një produkti mund të hiqet duke u tharë me një peshqir. Në ditë të nxehta, ka gjasa që të kaloni shumë më tepër kohë në ujë kështu që duhet të riaplikoni çdo herë kremin pas notit, nëse jeni duke djersitur shumë ose pas ndonjë aktiviteti.

8.Kremi që zgjat gjatë gjithë ditës ju mbron nga dielli. Një produkt që siguron mbrojtje nga dielli gjatë gjithë ditës me një aplikim, tingëllon shumë joshës. Por mund të jetë e rrezikshme për ju nëse nuk aplikoni sërish krem edhe sikur ky ta ketë të shkruar se është rezistent për të gjithë ditën. Kjo pasi ndikojnë edhe faktorë të tjerë si djersitja apo peshqiri që mund t’jua heqin kremin.

Lexo edhe: A mund ta përdor kremin tim të mbrojtjes nga dielli edhe për fëmijën tim?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X