Kujdes me zgjedhjen e kremit të diellit, mund të shkaktojë dëme në gjak

Kimikatet e kremit te diellit mund te hyjne ne gjak dhe keshtu te demtojne shendetin. Për të shmangur ndonjë rrezik, këshillohet që të shmanget blerja e kremrave që përmbajnë nanofiltra të cilët, duke qenë shumë të vegjël, depërtojnë më lehtë.




0 0

Kremi i diellit është mbrojtja esenciale për të përballuar rrezatimin pa rrezik. Për vite të tëra dermatologët dhe mjekët kanë rekomanduar përdorimin e tij në det, në male, në liqen por edhe në qytet. Sidoqoftë, vëmendja duhet t’i kushtohet cilësisë së produktit, sepse filtrat e përdorur si një mburojë kundër rrezeve mund të depërtojnë dhe të jenë të rrezikshme për trupin. Për momentin nuk ka dëshmi të qarta, por Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve, ka filluar kërkimin për të parë nëse përdorimi i filtrave mund të jetë i dëmshëm.

Filtrat e kremit të diellit shkojnë në gjak

Testi i parë u krye në dymbëdhjetë burra dhe dymbëdhjetë gra që përdorën mbrojtje të ndryshme, disa kremra, disa spray ose locion; produkti është aplikuar në të paktën 75% të lëkurës, pak a shumë të njëjtën përqindje e trupit që është e ekspozuar ndaj diellit në verë. Disa orë pas aplikimit, hulumtuesit morën një mostër gjaku dhe u vërtetua se lëndët kimike pas kontaktit me lëkurën migruan në gjak.

Pasojat që duhet të hulumtohen nga përdorimi i kremit të diellit

Ajo që ne ende nuk e dimë është nëse filtrat mund të na dëmtojnë ose jo. Për të provuar se ato janë të sigurta dhe efektive, FDA po u kërkon prodhuesve të vënë në dispozicion të dhëna shtesë për të matur se si këta përbërës absorbohen nga qarkullimi i gjakut.

Masat paraprake të sugjeruara

Sidoqoftë, për të shmangur ndonjë rrezik, këshillohet që të shmanget blerja e kremrave që përmbajnë nanofiltra të cilët, duke qenë shumë të vegjël, depërtojnë më lehtë. Një zgjidhje tjetër është që të përdoret një mbrojtës i diellit me filtra fizikë me origjinë minerale, të cilat në natyrën e tyre mbeten në sipërfaqe, duke reflektuar rrezet në mënyrë që lëkura të mos digjet. Me këtë lloj kremi nuk ka rrezik të depërtimit të produktit.

Rëndësia e mbrojtjes nga dielli

Mbrojtja e vetes nga dielli shmang rreziqet serioze për trupin dhe përdorimi i filtrave mbetet arma më efektive për parandalimin e djegies dhe ndryshimin e ADN-së qelizore.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X