Në realitet, këto anomali rrallë ju pengojnë të mbeteni shtatzënë. Sidoqoftë, disa çrregullime mund të pengojnë suksesin e shtatzënisë. Më poshtë janë disa nga situatat e ndryshme që mund të lindin.
Kur mitra është mbrapsht
Mitra e kthyer mbrapsht është një ndër defektet më të zakonshme. Në praktikë, në këtë rast, pjesa e sipërme e mitrës, në vend që të jetë përpara, drejt barkut, siç ndodh zakonisht, orientohet në anën e kundërt, duke qenë përballë me pjesën e pasme. Në ndryshim nga sa mendohej dikur, kjo gjendje nuk shoqërohet me probleme të infertilitetit dhe nuk krijon vështirësi për shtatzani.
Kur mitra është “retroflekse”
Në kushte normale, trupi i mitrës formon së bashku me qafën e mitrës një kënd të hapur drejt barkut, i cili është rreth 120 gradë. Në rastin e mitrës retroflekse, këndi midis trupit dhe qafës së mitrës është i hapur nga mbrapa drejt shpinës, drejt kërbishtit. Edhe ky çrregullim nuk nënkupton pasoja për aftësinë riprodhuese të gruas.
Nëse është septum
Një defekt tjetër i mitrës është septumi i mitrës. Për shkak të një defekti zgavra e mitrës ndahet në dy pjesë. Ato ndahen nga një membranë fibroze, septumi, i cili fillon nga fundi i mitrës dhe arrin në qafë. Kjo anomali mund të ndikojë në suksesin e shtatzënisë. Në fakt, shoqërohet me një rrezik të shtuar të aborteve të hershme, aborteve të vona dhe lindjeve të parakohshme.
Mitra bikorne
Mitra mund të jetë edhe bikorne. Në praktikë, pjesa e sipërme e mitrës ndahet në dy tuba të veçantë, ndërsa pjesa e poshtme formohet nga një qafë e vetme. Mitra bikorne mund të çojë në komplikime gjatë shtatzënisë, sepse e bën zgavrën e mitrës më pak elastike. Si rezultat, mitra nuk është në gjendje të mbështesë zhvillimin e fetusit, duke lejuar abortet e hershme.
Lexo edhe: Nuk doja të bëja fëmijë deri kur mësova se nuk mundesha
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu