A mund të ngelim shtatzënë ndërkohë që jemi shtatzënë? Ja rastet që janë dokumentuar në të gjithë botën

Sado e pabesueshme mund të jetë, një grua që e ka tashmë një fëmijë në bark, mund të ngelë sërish shtatzënë. Kjo tingëllon si një fenomen i mbinatyrshëm nga një film sci-fi, por është e vërtetë – një grua mund të ngelë sërish shtatzënë edhe pse tashmë është e tillë.




0 0

Sipas Bright Side kjo gjendje e rrallë quhet “superfetacion”, që nënkupton krijimin e një fetusi të dytë, ndërsa gruaja është shtatzënë me një tjetër. Si rezultat, një nënë  merr 2 binjakë me mosha të ndryshme gestacioni dhe nganjëherë edhe 2 data të ndryshme të lindjes.

“Superfetacioni” është e njëjta gjë si “superfekondimi”. Kjo e fundit nënkupton fekondimin e 2 vezëve të lëshuara gjatë një periode menstruale nga marrëdhënie të ndara. Në këtë rast, një grua do të priste binjakë bivitellinë ose biciklikë. Në rastin e superfetacionit, një grua ngel shtatzënë gjatë dy cikleve menstruale të ndryshme nga njëra-tjetra dhe përveç moshës, binjakët do të kenë pesha të ndryshme, gjatësi e madje edhe grup gjaku të ndryshëm.

Normalisht, kur një grua është shtatzënë, vezoret e saj ndalojnë lëshimin e vezëve në mitër, sepse hormonet i dërgojnë një sinjal trupit për t’u “përgatitur” për rritjen e një fëmije. Megjithatë, kur ndodh superfetacioni, vezoret prodhojnë dhe lëshojnë një vezë tjetër, e cila gjithashtu mund të fekondohet.

Ka 10 raste të njohura zyrtarisht të këtij fenomeni dhe e fundit ndodhi në Australi me një grua të quajtur Kate Hill – ajo ngeli shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve. Ajo lindi dy vajza të vogla – Charlotte dhe Olivia, të cilët janë klasifikuar si binjake, megjithatë, diferenca kohore mes ngjizjes së tyre ishte 10 ditë. Megjithëse ato lindën në të njëjtën ditë, peshat e tyre dhe llojet e gjakut ishin të ndryshme.

Superfetacioni mund të ndodhë edhe midis kafshëve. Minj, kangurë, lepuj, mace apo dele, thuhet se kanë pasur raste kur kanë lindur me superfetacion. Edhe peshqit e kanë treguar këtë aftësi të jashtëzakonshme.

Ishte Aristoteli i cili e vuri re këtë fenomen në lepujt. Ai vërejti se lepujt e vegjël që kishin lindur nga një nënë, ishin në madhësi të ndryshme nga njëri-tjetri. Disa prej tyre ishin dukshëm më të vegjël.

Kjo ishte si rezultat i superfetacionit, pasi pasardhësit e rinj më të vegjël kishin ardhur për shkak të shtatzënisë së dytë.

Lexo edhe: 7 Arsyet pse është mirë të jeni shtatzënë në verë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X