Si të ngelesh shtatzënë?

0 1

Mendimi për të ngjizur një fëmijë është diçka shumë emocionuese për çiftin, por ndonjëherë rezulton të mos jetë edhe aq e thjeshtë. Mosha, pesha, mirëqënia e përgjithshme etj mund të jenë faktorët që mund të ndikojnë në infertilitet dhe për pasojë të vonojnë kohën e shfaqjes së shtatzanisë.
Në këtë rast çdo informacion mund të jetë i dobishëm për ju dhe bashkëshortin tuaj.

Si te ngelesh shtatzane? Ja çfarë ju këshillojmë të bëni:

  1. Kryeni marrëdhënie seksuale. Tingëllon çuditshëm pasi ju e dini shumë mirë se që të ndodhë një shtatzani duhet të kryeni marrëdhënie, por sipas studiuesve ndonjëherë kontaktet seksuale kryhen shumë rrallë dhe për pasojë mund të jenë të pamjaftueshme për të ngjizur në shtatzani. Pra gjëja e parë dhe më e rëndësishme që duhet të bëni është kryerja e rregullt e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, kryesisht çdo dy-tre ditë.
  1. Kërkoni kohën tuaj fertile. Nëse dëshironi të rrisni mundësinë tuaj për të ngjizur një fëmijë, kryeni marrëdhënie gjatë ditëve tuaja të ovulimit. Pra në këtë rast duhet të zbuloni se kur janë ditët tuaja fertile. Kryerja e marrëdhënieve para dhe gjatë këtyre ditëve do të rrisë mundësitë për shtatzani. Nëse keni një cikël të rregullt, llogaritja e këtyre ditëve do t’ju ndihmojë shumë. Ndërkohë përpiquni të zhvilloni një jetë të qetë të lumtur seksuale. Një alternativë do të ishte shkarkimi i një aplikacioni online për llogaritjen e ditëve fertile.
  1. Kujdes me peshën. Të qënit nën ose mbi peshë mund të ndikojë negativisht në ngjizjen e fëmijës, sepse niveli më i ulët ose më i lartë i yndryës se normalja mund të ndikojë në ciklin menstrual. Sipas studimeve BMI-ja juaj duhet të jetë midis 20-25, ndërsa për meshkujt nën 29. Gjithashtu duhet të tregoni kujdes në lidhje me dietën ushqimore. Këshillohet që të gjitha gratë që tentojnë për një shtatzani, si edhe të gjitha ato që janë shtatzëna, duhet të marrin 400 mg acid folik në ditë. Kjo do të ndihmojë në uljen e rrezikut të shfaqjes së defekteve në tubin neural të fëmijës. Defekte të tilla konsistojnë në zhvillimin jo korrekt të palcës së kurrizit dhe për pasojë shfaqjes së spina bifida.
  1. Mos pini alkool.  Nëse kërkoni një shtatzani ose tashmë jeni shtatzanë, nuk duhet të konsumoni aspak alkool. Në rastet më ekstreme, pra që gruaja dëshiron të pijë patjetër një sasi alkooli, nuk duhet të merren më shumë se 1-2 gota verë në javë.
  1. Mos konsumoni duhan. Nëse dëshironi shanse më të mira për shtatzani nuk duhet të konsumoni duhan. Cigaret përmbajnë shumë papastërti kimike të cilat mund të ndikojnë në organet riprodhuese duke ulur mundësitë për të ngjizur, jo vetëm tek burrat por edhe tek gratë.
  1. Mos blini Clomid online. Ky është një medikament që përdoret për të rritur shanset e fertilitetit. Duke qënë se është një medikament që mund ta blini edhe online, duhet t’ju këshillojmë të mos e bëni pasi nuk mund të keni siguri në lidhje me cilësinë e tyre. Gjithmonë këshillohet të përdoret me rekomandimin e mjekut, i cili si fillim duhet të trajtojë shkaqet e infertilitetit.
  1. Pakësoni stresin. Gjithmonë gjatë periudhës kur kërkohet një shtatzani, gruaja mund të përjetojë stress. Stres për arsyen që nuk po vjen shtatzania, stres në lidhje me pyetjet që ju bëhen për argumentin në fjalë e kështu me rradhë. Qoftë yoga, shëtitje të gjata, pushime në plazh, kinema, nuk ka rëndësi se çfarë është, mjafton që t’ju bëjë të ndiheni më e qetë. Kini parasysh se stresi është një faktor shumë i rëndësishëm në lidhje me fertilitetin e gruas. Nëse pas 12 muajsh marrëdhëniesh të pambrojtura shtatzania nuk po vjen, mund të këshilloheni me mjekun gjinekolog, kjo nëse jeni më pak se 35 vjeç.
  2. Njihuni me faktet. Nëse jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzanë, ndoshta keni lexuar mënyrat më të mira për të rritur shanset tuaja. Ju mund të bëni gjëra të tilla si të shtriheni në shpinë dhe të ngrini këmbët lart pas seksit ose të kujdeseni që sperma të mos dalë jashtë për një kohë të gjatë por duhet ta kuptoni se këto veprime nuk ndikojnë. Nuk ka studime që tregojnë se ato kanë ndihmuar në ndonjë rast.
  3. Mbani një dietë të shëndetshme. Një studim i madh në vitin 2015 zbuloi se ato femra që kishin dieta të shëndetshme kishin më shumë gjasa të ngeleshin shtatzënë. Konsumimi i rregullt i frutave, perimeve dhe bishtajoreve ishte i lidhur me nivele shumë më të larta të pjellorisë.
  4. Duhet kontributi i të dyve. Hulumtimi i fundit thotë se dieta dhe shëndeti i të dy prindërve mund të kenë ndikime të thella për rritjen, zhvillimin dhe shëndetin afatgjatë të fëmijëve të tyre përpara shtatzënisë. Pra, me të vërtetë do të duhet kontributi i të dyve për të ndihmuar në rritjen e shanseve për të pasur fëmijë. Pra rregullat më lart janë edhe për burrat.
  5. Kërkoni ndihmë. Një në shtatë çifte – rreth 3.5 milion njerëz në Britani të Madhe – mund të kenë vështirësi në krijimin e fëmijëve dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri. Pra ju nuk jeni të vetmit, shkoni tek mjeku dhe merrni hapat e duhur për trajtimin e mëtejshëm.

Lexoni edhe: Ushqimet qe mund te na ndihmojme te mbetemi shtatzene 






  1. Paul Manifest

    Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: [email protected] ose WhatsApp: +2349046229159

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X