Problemet më të zakonshme që mund t’i hasni gjatë shtatzënisë dhe çfarë mund të bëni për t’i zgjidhur

0 0

Shtatzënia është një periudhë e veçantë në jetën tuaj. Dhe përgjatë këtij rrugëtimi do të hasni shumë probleme. Por shumica e këtyre problemeve që do të hasni në fakt janë mjaft të zakonshme.

Natyrisht, gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj sa herë që keni ndonjë shqetësim gjatë shtatzënisë. Ndërkohë, më poshtë ju tregojmë një listë të problemeve të zakonshme të shtatzënisë që ju mund të përjetoni.

  1. Gjakderdhja në mishrat e dhëmbëve.

Kur jeni shtatzënë, mund të përjetoni disa ënjtje dhe dhimbje në mishrat e dhëmbëve, veçanërisht kur i lani ato. Mund të vini re gjakun në mishrat e dhëmbëve teksa i lani me furçë, gjë e cila ndodh shpesh kur ka ndryshime hormonale si rezultat i shtatzënisë.

  1. Ndjesi nxehtësie.

Është krejt normale të ndjeheni sikur jeni të nxehtë në çdo moment të ditës, edhe kur jashtë bën ftohtë. Mund t’ju duket sikur gjithmonë po djersitni, ose nuk ndjeni rehat për shkak të temperaturës.

Ndryshimi në nivelet e hormoneve së bashku me rritjen e furnizimit me gjak në lëkurën tuaj janë përgjegjëse për këtë rritje të nxehtësisë së trupit gjatë shtatzënisë.

  1. Nuk mbani dot urinën.

Pamundësia për të mbajtur urinën është një gjendje ku mund të përfundoni për shembull: të urinoni pak ndërsa po kolliteni, po tështini apo edhe po qeshni.

Edhe pse mund të jetë jashtëzakonisht e turpshme, është një nga problemet shumë të zakonshme gjatë shtatzënisë dhe për disa kohë pas shtatzënisë.

Kur jeni shtatzënë, muskujt e legenit fillojnë të relaksohen dhe të përgatiten për lindjen e afërt. Kjo do të thotë që ju keni më pak kontroll mbi muskujt tuaj të legenit. Ju mund të kërkoni që mjeku juaj t’ju rekomandojë disa ushtrime për legenin dhe gjithashtu t’ju tregojë se cilat janë të sigurta për juve.

  1. Kapsllëku.

Ndryshimet e shumta hormonale në trupin tuaj shpesh mund të bëjë që të prekeni nga konstipacioni, ose të jetë një eksperiencë e pazakontë për ju që të nxirrni jashtë mbetjet ushqimore.

Për të shmangur kapsllëkun, sigurohuni që të pini të paktën 8 deri në 10 gota ujë çdo ditë. Përfshini sa më shumë lëngje në dietën tuaj, të tilla si lëngje të freskëta, ujë kokosi, milkshake etj. Gjithashtu nëse mjeku ju rekomandon të filloni vitaminën e hekurit, pyeteni nëse mund të ndryshoni markën ose ta shtyni për disa kohë përdorimin e tyre.

  1. Ëndrrat e çuditshme dhe të pashpjegueshme.

Shpesh mund të jetë e frikshme, por është jashtëzakonisht normale të keni ëndrra që duken sikur janë realitet ndërsa jeni shtatzënë.

Në shumicën e rasteve, ëndrrat do të jenë jashtëzakonisht të çuditshme dhe do ta keni të vështirë për të shpjeguar pse keni pasur një ëndërr të tillë.

Të kesh ëndrra të tilla është shumë e zakonshme kur jeni shtatzënë, sidomos nëse jeni shtatzënë për herë të parë. Kjo mund të shkaktojë shumë ankth dhe konfuzion. Ju mund të shqetësoheni vazhdimisht për mënyrën se si do të përballeni me jetën si nënë, si do t’ia dilni që ju dhe fëmija juaj të jenë të sigurta dhe shumë gjëra të tjera. Pasiguria, ankthi dhe të gjitha ndryshimet hormonale dhe të tjera që ndodhin brenda jush janë ato që mund t’ju bëjnë të keni ëndrra të pashpjegueshme dhe që duken si reale.

  1. Ndjenja e lodhjes së tepërt.

Ndonjëherë, mund të filloni të ndiheni të lodhura vetëm rreth tremujorit të tretë, por në shumë raste, mund të ndiheni shumë të lodhura edhe gjatë 12 javëve të para.

Ndryshimet e shumta hormonale që përjetoni mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhura gjatë gjithë kohës, edhe nëse shtatzënia ka ecur mirë. Pushoni sa herë që ndiheni të lodhura, shmangni ecjet e tepërta dhe mos bëni gjëra që ju lodhin shumë.

  1. Kruajtje.

Kur jeni shtatzënë, zemra juaj do të pompojë një sasi më të lartë të gjakut në lëkurën tuaj. Si rezultat, do të ndjeni që lëkura fillon të kruhet. Pasi të keni arritur në tremujorin e tretë, ose kur barku juaj fillon të rritet në mënyrë të konsiderueshme, lëkura do të duhet të hapet dhe si rrjedhojë do të ndieni nevojën për shumë kruajtje. Kruajtja e lehtë është e zakonshme dhe e natyrshme, por sigurohuni që ju të mos vuani nga kruajtje të rënda. Nëse ndodh kështu, kjo mund të jetë një shenjë e gjendjes shëndetësore të njohur si cholestasis obstetrike ose cholestasis intrahepatic e shtatzënisë (ICP).

  1. Dhimbje koke.

Ju mund të përjetoni dhimbje koke të butë gjatë javëve të para të shtatzënisë, ndërsa në disa raste mund të jetë mjaft e rëndë. Edhe pse kjo është normale, dhimbja e kokës ndonjëherë mund të jetë shumë e pakëndshme.

Arsyeja kryesore që përjetoni dhimbje koke kur jeni shtatzënë është ndryshimi në nivelet e hormoneve.

Provoni yoga ose teknika relaksuese, sigurohuni që të flini dhe të pushoni mjaftueshëm, por edhe të pini 8 deri në 10 gota me ujë në ditë, për të minimizuar shqetësimin.

  1. Urthi dhe dispepsi (dhimbje nga mostretja e ushqimeve).

Ndryshimet hormonale që kaloni do të çojnë në dispepsi, nganjëherë sapo hyni në tremujorin e dytë.

Gjithashtu, pasi fëmija në bark rritet ai do të ushtrojë shumë presion në bark dhe në stomak.

Si rezultat, mund të përjetoni shumë dispepsi dhe djegie të urthit.

  1. Gjakderdhja nga hundët.

Edhe pse mund t’ju vendosë në panik, një gjakderdhje e vogël nga hundët kur jeni shtatzënë mund të jetë vërtet e zakonshme dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Arsyeja kryesore është ndryshimi në nivelet tuaja të hormoneve. Gjithashtu, kur jeni shtatzënë, lëkura juaj mund të bëhet më e thatë se zakonisht. E njëjta gjë vlen edhe për lëkurën brenda hundës tuaj, e cila edhe nëse gërvishtet sadopak mund të rrjedhë gjak.

  1. Rrjedhje nga thithat.

Ndoshta ju keni menduar se do të filloni të prodhoni qumësht pasi fëmija të lindë por në fakt trupi juaj do të fillojë të përgatisë qumështin sapo të ngeleni shtatzënë.

Është absolutisht normale që thithat tuaja të fillojnë të rrjedhin pak qumësht kur jeni shtatzënë.

Lëngu që shihni në këtë kohë quhet kolostrum (kulloshtër), qumështi i parë që prodhon trupi i nënës.

  1. Rritja e sekrecioneve vaginale.

Gjatë shtatzënisë jo vetëm që do të ndryshojë sasia e sekrecioneve që keni por do të vini re gjithashtu një ndryshim të sekrecioneve në ngjyrë dhe në erë. Mos u shqetësoni, pasi është jashtëzakonisht normale. Kur jeni shtatzënë, muret e vaginës tuaj do të bëhen më të buta. Rritja e sekrecioneve vaginale do të ndihmojë të shmangni çdo infeksion që mund të ngjitet nga vagina në mitër.

  1. Gjakderdhja nga vagina.

Ndonëse gjakderdhja nga vagina gjatë kohës që jeni shtatzënë është një dukuri e zakonshme dhe normale, ju duhet t’i tregoni mjekut tuaj në momentin e parë që e vini re. Kjo pasi gjaku mund të jetë një tregues për shtatzëni të hershme.

Nëse vëreni gjakderdhje në 12 javët e para të shtatzënisë, mund të jetë gjithashtu një shenjë e abortit ose e shtatzënisë ektopike (shtatzënia jonormale që ndodh jashtë mitrës). Mos u frikësoni akoma, pasi shumë gra që vuajnë nga gjakderdhja vaginale gjatë kësaj kohe, vazhdojnë të kenë një shtatzëni të mbarë dhe një lindje të shëndetshme. Sigurohuni që menjëherë të informoni mjekun tuaj për këtë.

  1. Pamundësi për të fjetur gjumë ose pagjumësi.

Ndonjëherë mund të ndodhë që të ndiheni të lodhura dhe të rraskapitura por të mos keni mundësi të flini gjumë.

Ndryshimet e shumta në trupin tuaj dhe mosbalancimi hormonal që po kaloni në këtë periudhë, gjithashtu do ta bëjnë të vështirë për ju që të merrni gjumë në sasinë e duhur. Pasi barku juaj të rritet në mënyrë të konsiderueshme, mund të ndjeni gjithashtu një sasi të konsiderueshme presioni kur shtriheni.

Mos mendoni shumë për këtë situatë, pasi mund t’ju shqetësojë akoma më shumë, dhe të bëjë që të keni më shumë probleme me gjumin.

  1. Dhimbje në pjesën e legenit.

Nuk është shumë e zakonshme por mund të jetë e sikletshme. Ju mund të keni dhimbje në të dyja anët e pjesës së poshtme të shpinës suaj, dhimbje në zonën midis vaginës dhe anusit, dhe dhimbje mbi dhe pranë kockave pubike.

Ju mund ta ndjeni më shumë dhimbjen kur jeni duke ecur, duke u kthyer në shtrat, duke ngjitur shkallët ose duke qëndruar në këmbë.

Bisedoni menjëherë me mjekun tuaj, sapo të vini re problemin e dhimbjes gjatë shtatzënisë.

Shtatzënia vjen me një mori ndryshimesh në trupin tuaj dhe këto ndryshime mund të çojnë në simptoma të pakëndshme. Ndërsa shumica e problemeve gjatë shtatzënisë që janë përmendur më lart janë shumë të zakonshme, mos harroni se çdo shtatzëni është unike. Çfarë mund të jetë normale për dikë mund të mos jetë normale për dikë tjetër. Prandaj për çdo lloj simptome që mund të keni nga ato që u përmendën më lart konsultohuni me mjekun tuaj.

Lexo edhe: Si te kujdeseni per shendetin tuaj mendor gjate shtatzenise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X