Nuk doja të bëja fëmijë deri kur mësova se nuk mundesha

0 0

Rezulton se bindjet nuk mund t’ju mbrojnë nga ndjenjat tuaja.

Gratë janë programuar biologjikisht për të riprodhuar.

Nga pikëpamja evolucionare, qëllimi ynë i vetëm në këtë botë është të kemi fëmijë. Ne e përjetësojmë këtë pritje duke turpëruar vazhdimisht gratë pa fëmijë, duke i etiketuar ato si egoiste ose fajtore.

Asnjëherë nuk kam pritur të jem një nga këto gra dhe mendoj se askush nuk e ka menduar veten në vendin e tyre.

Mjekja ime javën e kaluar më tha një diagnozë për të cilën nuk isha aspak gati.

Ajo kishte gjetur dhjetëra e dhjetëra ciste në vezoret e mia, së bashku me simptoma të tjera që ishin treguese të PCOS. Shkalla e infertilitetit tek gratë me PCOS është midis 70-80 për qind. Pra, këto nuk janë shanset e mëdha për të filluar tentativat për fëmijë.

Por kjo nuk ishte e gjitha.

Një kist më i madh se të tjerët në vezoren time të djathtë mund të këputet në çdo moment duke shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme dhe dëme të mëtejshme në mitër.

Të zbulosh se pjelloria jote është në pikëpyetje të madhe në moshën njëzet vjeçare, është aq shqetësuese sa mund ta mendoni.

Nuk është sekret që mëmësia është një sakrificë masive. Studimet e fundit kanë zbuluar se nga sa shumë gjëra heqin dorë gratë për të rritur fëmijë dhe ato statistika më frikësuan duke më bërë të mendoj se nuk dua të bëhem nënë. Por, çfarë ndryshoi kur më thanë që nuk do të mund të bëj fëmijë?

Ndoshta është rasti që njeriu dëshiron atë që nuk mund të ketë ose mbase unë kam ndryshuar mendje.

Si një grua, pavarësisht nga bindjet, duket si një tradhti që trupi juaj nuk mund të bëjë një gjë që është programuar biologjikisht të bëjë.

Ndihet i izoluar.

Unë ende jam duke luftuar me këtë diagnozë dhe duhet të marr shumë vendime që do më ndryshojnë jetën dhe tani nuk jam shumë e sigurt për shumë prej tyre. Por unë e di një gjë: shoqëria i bind gratë që qëllimi ynë i vetëm është të prodhojmë pasardhës. Nuk është çudi që kur nuk mundemi (ose nuk duam ta përmbushim) atë qëllim, ndjehemi sikur po përjashtohemi.

Këto janë biseda që duhet t’i bëjmë hapur dhe pa gjykim.

Lexo edhe: Çiftet që nuk bëjnë dot fëmijë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X