Kristen Bell dhe Dax Shepard janë padyshim një çift shumë i zënë. Ata po rrisin dy vajza, po bëjnë shfaqje televizive, filma dhe reklama, por gjithsesi gjetën kohë për të krijuar një hapësirë online për kujdesin e foshnjave.
Ata janë kaq të zënë sa që nuk dalin asnjëherë në darkë, por kjo nuk do të thotë se nuk i japin përparësi martesës së tyre.
“Ne ndoshta kemi pasur nëntë dalje gjatë gjashtë viteve të fundit, nëse jemi të sinqertë”, tha Shepard për një revistë.
Në vend të kësaj, ata qëndrojnë në shtëpi me fëmijët dhe ftojnë njerëz.
“Ne luajmë lojëra dhe fëmijët e shkatërrojnë shtëpinë dhe kjo është vetëm një e diel e këndshme”, thotë Shepard.
Shepard dhe Bell janë të kënaqur me mbrëmjet e tyre, por nuk ju pëlqen që të tjerët i marrin si shembull.
“Kjo nuk është një përrallë e veçantë”, tha Bell.
Shepard është dakord. “Ne jemi dy njerëz që kemi punuar fort, dhe çfarë kemi ne është lehtësisht e arritshme nëse edhe ju punoni shumë me martesën tuaj”.
Për çiftin, investimi në marrëdhënie do të thotë më tepër të ndjekësh terapi, siç kanë bërë vitin e kaluar, sesa të dalësh mbrëmjeve.
Ata nuk mendojnë se janë çift model, por në të vërtetë shërbejnë si shembull për shumë të tjerë.
Lexo edhe: Zenkat ne cift demtojne shendetin
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu