Kur nisemi për pushime, nga vetë fjala dëshirojmë të qetësohemi e të shkëputemi nga stresi i përditshëm. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së madhe për qetësi, vetë pushimet mund të na kthehen në një përvojë stresuese.
Si ta shmangin këtë?
- Vendosni synime të qarta për sezonin
Si janë pushimet tuaja ideale? Vizualizojini në mendjen tuaj . Nëse duam pushime me sa më pak stres, hapi i parë që duhet të bëjmë është të vendosim qëllimet se çfarë lloj pushimesh na duhen.
Katër hapat e ardhshëm mund të na ndihmojnë si të veprojmë për ta bërë realitet qëllimin e një sezoni të qetë pushimesh.
- Zvogëloni prirjet perfeksioniste
Tendencat perfeksioniste mund të jenë brutale në një sezon me kaq shumë përgjegjësi, ngjarje, dhurata dhe mundësi pritjeje. Ulni pritshmëritë duke u përqendruar në qëllimin e pushimit.
3. Planifikoni herët dhe në mënyrë efektive
Planifikimi paraprakisht është një mënyrë tepër e dobishme për të shmangur stresin në pushime. Planifikoni buxhetin tuaj, vendin ku do shkoni, aktivtetet familajre etj.
- Jepini prioritet kujdesit për veten
Me kaq shumë gjëra gjatë pushimeve, është e lehtë të heqësh dorë nga kujdesi për veten. Sidoqoftë, ato praktika që ju jain paqe të brendshme, e për rrjedhorë ndikojnë mirë tek gjithë familja, duhet t’i vazhdoni edhe gjatë pushimeve.
- Meditoni për të lehtësuar stresin e pushimeve
Edhe me gjithë qëllimin dhe planifikimin efektiv në botë, ne ende do të përballemi me momente stresuese gjatë gjithë sezonit të festave. Përdorni teknika si frymëmarrja e thellë për të lehtësuar stresin në moment dhe për të gjetur qetësinë tuaj të brendshme.
Lexo edhe: Si t’i kthehemi jetes se perditshme nga pushimet pa stres
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu