loading

Si të kujdesemi për fëmijën me sëmundje kronike gjatë pushimeve?

0 0

Astma alergjike, dermatiti atopik dhe diabeti janë ndër sëmundjet më të shpeshta kronike tek fëmijët të cilët, gjatë muajve të verës, kanë nevojë për vëmendje të veçantë për pushimet në qetësi të plotë. Ja se si të organizoni pushime të sigurta me fëmijë me sëmundje kronike.

Ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm

E rëndësishme është që prindërit të njohin patologjinë dhe nevojat që rrjedhin për menaxhimin e duhur të saj. Susanna Esposito, profesore e pediatrisë në Universitetin e Peruxhias dhe presidente e Shoqatës Botërore të Sëmundjeve Infektive dhe Çrregullimeve Imunologjike ofron një seri udhëzimesh të thjeshta për t’u ndjekur.

Kur problemi është astma

Astma alergjike është një sëmundje kronike inflamatore e rrugëve të frymëmarrjes që prek 10-15% të fëmijëve. Nëse alergjia është ndaj barit, është më mirë të shmangni vendet malore të vendosura në një lartësi prej 1000 deri 1.500 metra mbi nivelin e detit, ku, gjatë verës, ekziston një rrezik i lartë për të rënë në kontakt me hipollinat e këtyre bimëve. Ajri në male është gjithashtu veçanërisht i thatë dhe mund të shkaktojë një sulm astme. Prandaj, më mirë të keni një lagështues, veçanërisht në lartësi më të mëdha. Nëse vendosni të shkoni në det, përkundrazi, duhet të shmangni brigjet e mbjella me bimën parietaria dhe ullinj. Në çdo rast, fëmija duhet të ketë gjithmonë bronkodilatorin me veprim të shkurtër, i aftë të veprojë menjëherë në rast të një sulmi akut.

Në rast të dermatitit atopik

Është një inflamacion kronik i lëkurës që manifestohet me shfaqjen e eritemës dhe kruajtjeve. Plazhi mund të jetë zgjidhje për këtë problem për shkak të ekspozimit të moderuar ndaj diellit, herët në mëngjes deri në orën 11.00 dhe pasdite pas orës 16.00. Zbatimi i mbrojtjes së duhur është thelbësor. Por kini kujdes nga rëra e cila, së bashku me djersën, irriton lëkurën e foshnjës. Nëse fëmija luan me rërë, duhet të lahet shpesh me ujë të freskët.

Masat paraprake për diabetin e tipit 1

Është një sëmundje kronike e karakterizuar nga hiperglicemia, e cila është një rritje e sheqerit (glukozës) në gjak. Ruajtja e nivelit të duhur të sheqerit në gjak është qëllimi kryesor në menaxhimin e kësaj sëmundjeje. Edhe gjatë pushimeve ushqimi duhet të jetë i ekuilibruar dhe të ndiqni udhëzimet e pediatrit, duke respektuar kohën në mënyrë që veprimi i insulinës të sinkronizohet me marrjen e ushqimit. Në rast të një aktiviteti fizik intensiv, një ulje graduale e dozës ditore të insulinës mund të jetë e nevojshme, pas indikacioneve të dhëna nga mjeku. Duhet të mbani gjithmonë ilaçet me vete dhe t’i ruani ato nga dielli.

Kujdes!

Edhe fëmija duhet të jetë një pjesë aktive dhe duhet të jetë në gjendje të marrë informacion të qartë në lidhje me sëmundjen e tij, përmes një gjuhe që respekton ndjeshmërinë dhe merr parasysh moshën e tij.

Lexo edhe: Fëmijët në pushime me gjyshërit, 10 këshilla kundër ankthit që mund t’ju kapë

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ja pse duhet të lexoni...

Leximi i etiketës është thelbësor kur blini produkte kozmetike, veçanërisht kur bëhet fjalë për kremrat e diellit, që në SHBA konsiderohen ilaçe për veprimin e tyre për të mbrojtur shëndetin....

Të udhëtosh në gusht: përfitimet...

Në fakt, në ketë kohë, shumica prej nesh largohen me pushime, kështu që njerezit vendosin të “stakojnë mendjen”. Sigurisht të udhetosh në këtë periudhë të vitit ka argumenta pro dhe...

Këshilla për pushimet e para...

Duke nisur nga udhëtimi dhe zgjedhja e mjeteve më të përshtatshme të transportit, pushimet e para me të porsalindurin duhet të organizohen në çdo detaj, në mënyrë që të mos...

Lojerat sportive në plazh janë...

Volejbolli në plazh, futbolli, apo edhe thjesht shëtitjet në bregdet, në plazh; ka shumë raste kur rrezikoni të lëndoheni dhe të merrni trauma. Veçanërisht nëse e lini veten të kapërceheni...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X