Keni probleme nga ajri i kondicionuar? Kura vjen përmes hemeopatisë

0 0

Kur kemi nxehtë apo ftohtë, ne të gjithë përdorim ajrin e kondicionuar. Por duhet të kemi kujdes: ftohjet, bllokimi i qafës, apo inflamacionet janë disa nga pasojat e qëndrimit për një kohë të gjatë në ajër të kondicionuar.

Problemi nuk është vetëm ajri i kondicionuar, por edhe ventilatorët apo edhe ndryshimet e temperaturës nga një vend në tjetrin. Përdorimi i tepruar i këtyre pajisjeve mund të ndikojë negativisht dhe të shkaktojë siklete të tilla si dhimbje të fytit, ftohje, rrjedhje hundësh etj. Këto janë disa nga pasojat klasike të ajrit të kondicionuar dhe janë më të shpeshta se sa mendoni gjatë verës. Edhe në këto raste hemeopatia mund të jetë një ndihmë e vlefshme. (Homeopatia bazohet në parimin që e ngjashmja shërohet me të ngjashmen).

Problemet e ngrohjeve-ftohjeve të tilla

Shpesh ndryshimi nga një mjedis në tjetrin, me temperatura të ndryshme, për shembull, kur dilni nga shtëpia apo zyra me ajër të kondicionuar në mesditë dhe jashtë bën shumë vapë, mund të shkaktojë një çekuilibrim të temperaturës së trupit dhe për pasojë edhe dobësim të sistemit imunitar. Ne duhet të kemi më tepër kujdes për fëmijët që vuajnë nga ndryshimet e temperaturës dhe prandaj mund të jenë të parët që përjetojnë disa simptoma. Për këto çrregullime të ftohjes mund të përdoret homeopatia; ajo lejon të lehtësohen shpejt ethet dhe dhimbja e fytit, pa rrezik, në përgjithësi, të efekteve anësore ose ndërveprimeve me medikamente të tjera.

Mjetet më efektive

Dr. Dario Vicenzi, një ekspert i mjekësisë në fushën e homeopatisë në Modena, këshillon se për rrjedhje hundësh apo për të ftohtë, pas simptomave të para duhet të përdoret një dozë oscillococcinum. Ky ilaç homeopatik ndihmon përshpejtimin e rrjedhës së hundëve duke zvogëluar më pas përhapjen e simptomave. Megjithatë, është e rëndësishme që të ndërhyhet në kohë, sapo të “bien” këmbanat e para të alarmit: në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të keni një rikuperim të shpejtë. Kur keni vështirësi në frymëmarrje për shkak të hundëve të bllokuara, këshilla e mjekut është është Nux vomica 9 CH.

Për kollën

Për të gjitha llojet e kollës ky mjek rekomandon një shurup homeopatik, i përshtatshëm edhe për fëmijët. Nëse kollitja është e thatë, ilaçi më i përshtatshëm është Spongia tosta 9 CH, ndërsa nëse kollitja shoqërohet nga një djegie në kraharor, sugjerohet Bryonia 9 CH.

Për dhimbje të fytit

Medikamenti më i përshtatshëm është Aconitum 9 CH, dhe, në rast të inflamacionit të fytit me dhimbje në laring, Phytolacca 7 CH. Për parandalimin, mund të merret Sambucus 5 CH.

Gjithsesi, vendimmarrja për medikamentet e nevojshme që mund t’ju duhen, i takon mjekut.

Lexo edhe: Si te perdorim ne menyre korrekte kondicionerin kur jemi me femijet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X