Kondicioneri mund të përdoret edhe nëse keni në shtëpi një të porsalindur. Nuk ka asnjë rrezik për shëndetin nëse merrni masat e duhura, sepse edhe ata ashtu si të rriturit kanë shumë vapë.
Rregullat e përdorimit të kondicionerit
- Temperatura e ambientit duhet të jetë rreth 3-5 centigradë nën atë të jashtme
Mos e ekzagjeroni me uljen e temperaturave sepse mund të krijoni një ambient të akullt në dhomë dhe kështu të ftohet. Nëse keni një kondicioner modern mund të përdorni edhe lagështuesin e ajrit në mënyrë që të ulet sasia e avullit të krijuar nga nxehtësia. Ajri kështu do të bëhet më i freskët dhe do të lehtësojë frymëmarrjen.
- Nuk duhet ta drejtoni ajrin nga fëmija
Kujdes pasi ajri i nxjerrë nga kondicioneri mund të shkakojë tek fëmija temperaturë, ftohje apo edhe bronkolit nëse drejtohet në trupin e tij. Gjithashtu shtëpia duhet të ajroset disa herë gjatë ditës ndësa kondicioneri është fikur. Këto veprime zakonisht bëhen natën pasi ajri është më i freksët jashtë.
- Natën duhet limituar shpejtësia e ajrit që të mos bezdisë fëmijën
Mos harroni të pastroni në mënyrë sistematike filtrat në mënyrë që të evitohen alergjitë dhe irritimet.
Lexoni dhe:Sa duhet te jete temperatura e dhomes se femijes? Sa e rendesishme eshte rehatia termike per bebin?
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu