Kondicioneri mund të përdoret edhe në prani të një të porsalinduri, por gjithsesi duhet të zbatoni me përpikmëri disa rregulla. Cilat janë ato? Le t’i shohim më poshtë.
- Temperatura e ambjentit nuk duhet të jetë ekstremisht e ndryshme me atë të jashtme.
Në verë ajo nuk duhet të jetë më e ulët se 3-5 gradë, kjo pasi mund të krijohet një ambjent i ftohtë dhe për pasojë fëmija të sëmuret. E njëjta gjë edhe në stinën e dimrit, nuk duhet ta ekzagjeroni me rritjen e temperaturës.
- Mos e drejtoni rrymën e ajrit drejt fëmijës.
Kjo për të parandaluar ndonjë rrezik për shfaqjen e temperaturës apo rrufës dhe më keq akoma, bronshitit. Dhoma duhet të ajroset disa herë në ditë në mënyrë që të evitohet akumulimi i substancave të dëmshme. Në momentin që do të ajrosni dhomën kondicioneri duhet të jetë i fikur në mënyrë që të favorizohet ndërrimi i ajrit. Gjatë verës këtë veprim mund ta bëni më tepër në darkë kur bën freskët, dhe gjatë dimrit më tepër në drekë.
- Nëse do ta përdorni edhe gjatë natës duhet ta gradoni rrymën e ajrit në minimum.
Dhe të mos harrojmë t’ju këshillojmë të ndërroni mjaftueshëm herë edhe filtrate në mënyrë që të evitoni shfaqjen e ndonjë alergjie apo irritimi të mundshëm
Lexoni edhe: Perdorimi i kondicionerit ne menyre korrekte
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu