Si te perdorim ne menyre korrekte kondicionerin kur jemi me femijet?

0 0

Kondicioneri, qoftë ai i shtëpisë apo i makinës është një lehtësim i madh gjatë ditëve të nxehta të verës. Por, kur bëhet fjalë për përdorimin e tyre ndërsa janë të pranishëm fëmijët prindërit bëhen dyshues nëse është mirë ta bëjnë apo jo.
Cilat janë këshillat për një përdorim sa më të mirë të kondicionerit ndërsa jemi me fëmijët?
1- Kondicioneri dhe fëmija i porsalindur
Përdorimi i kondicionerit nuk duhet të ndalohet edhe nëse fëmijët janë shumë të vegjël, apo edhe nëse fëmija mund të ketë probleme me astmën. Ai mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për të përballuar të nxehtin e ditëve të verës, duke i dhënë familjes një gjumë të qetë edhe gjatë natës. Mjaftojnë të merrni disa masa paraprake.
2- Duhet të pastroni filtrat cdo dy javë
Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm për të ndëruar filtrat e kondicionerit në bazë të frekuencës së përdorimit, por në përgjithësi nëse ju e përdorni atë çdo ditë, ato duhen ndërruar çdo dy javë.
Ndërrimi është i thjeshtë për t’u bërë. Mjafton t’i hiqni filtrat dhe t’i pastroni me fshesën e korrentit dhe më pas me ujë. Pasi i keni larë duhet t’i vendosni të thahen në hije dhe më pas i rivendosni.
Përsa i përket filtrave së kondicionerit të makinës ju duhet ta kujtoni mekanikun t’i ndërrojë në momentin që e çoni makinën tuaj për t’i bërë servis. Ndërrimi i tyre bën të mundur jo vetëm mirëmbajtjen e mjetit, por edhe shmang nxjerrjen e mykut ose bakterieve, të cilat mund të shkaktojnë infeksione në aparatin e frymëmarrjes ose reaksione alergjike.
3- Përmbajuni temperaturave të freskëta dhe jo atyre “polare”
Për të pasur një mjedis sa më të rehatshëm nuk është e nevojshme që gradimi i kondicionerit të bëhet në temperatura shumë të ulëta, por mjafton t’i ulni ato 4-5 gradë në krahasim me atë të ajrit normal. I njëjti rregull vlen edhe për kondicionerin e makinës. Nëse makina juaj ka qëndruar në diell për një kohë të gjatë dhe është nxehur së tepërmi, ju duhet ta ndizni kondicionerin dhe të normalizoni temperaturën para se fëmijët të hyjnë brenda. Nëse do të bëni të kundërtën, pra të ndizni direkt kondicionerin tek maksimumi i të ftohtit, fëmija do të përjetojë një ndryshim shumë të theksuar të temperaturës dhe për pasojë mund të shfaqe irritime të rrugëve të frymëmarrjes, sidomos nëse është azmatik.
4- E drejtoni kondicionerin lart
Ju nuk duhet t’i poziciononi asnjëherë kondicionerët drejt fëmijës, por lart, drejt tavanit. Kjo do të bëjë që freskia të zbresë nga lart dhe nuk do të ketë pasoja negative për fëmijën. Por, ju gjithashtu mund t’i poziciononi ato edhe në pozicion tjetër, mjafton që ai të “godasë” murin dhe jo personat. Gjatë natës kondicioneri duhet të gradohet shumë pak, pasi ndryshe rrezikon të thajë mukozat e fëmijës.
5- I hapni dritaret disa herë gjatë ditës
Zakonisht kur përdorim kondicionerin tentojmë të ruajmë freskinë duke mos i hapur dritaret. Në fakt është shumë e rëndësishme që shtëpia të ajroset disa herë gjatë ditës, sidomos dhoma ku qëndron dhe fle fëmija. Do të evitoni kështu akumulimin e ajrit të papastër, i cili është i pranishëm edhe në ambjentet e shtëpisë.
6- I thoni “po” tharrësve të lagështirës
Pasi keni arritur temperaturën e dëshiruar, ju mund të ndizni në ambientet e shtepisë një tharrës lagështie. Ai do të bëjë të mundur tharjen e lagështirës së tepërt, e cila shpesh shoqërohet me temperaturë të lartë. Duke tharrë lagështirën ajri do të bëhët më pak i nxehtë dhe për pasojë më shumë i durueshëm. Nëse ju keni reduktuar lagështirën, edhe një ambient me temperaturë 26-27 gradë do të jetë e përshtatshme.

Lexoni dhe: Sa duhet te jete temperatura e dhomes se femijes? Sa e rendesishme eshte rehatia termike per bebin?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X