Sa duhet te jete temperatura e dhomes se femijes? Sa e rendesishme eshte rehatia termike per bebin?

0 0

Nëse jeni një prind i ri apo do të bëheni së shpejti, me siguri që e dini se një nga shqetësimet më të mëdha që kanë prindërit është mirëqënia dhe rehatia e bebit. Prindërit kanë shumë kohë që përpiqen të gjëjnë një metodë që mund t’i sigurojë ata se bebet e tyre do të bëjnë një gjumë të qetë e të rehatshëm gjatë gjithë natës, pa pasur ftohtë ose vape.

Pse është kaq i rëndësishëm rehatia termike për bebet?

Si për të rriturit ashtu dhe për bebet, rehatia termike është diçka që mund të ndikojë seriozisht në kualitetin e gjumit dhe të shëndetit në përgjithësi. Veçanërisht për bebet është e rëndësishme që dhoma mos të jetë as shumë e ftohtë por as shumë e ngrohtë.

Çfarë mund te ndodh?

Një nga shqetësimet kryesore të prindërve të rinj është SIDS e cila mund të shkaktohet edhe nga stresi termik. Për të shmangur këtë, ekspertët sugjerojnë që dhoma e bebit të ketë një temperaturë mesatare 18 gradë C deri në 21 gradë C. Gjithashtu, nëse bebi ka shumë vapë apo shumë ftohtë gjatë natës, shpesh ai do të zgjohet duke qarë, gjë që do të ndikojë edhe në cilësinë e gjumit tuaj.

Si mund të veproni?

1. Gjithmonë e vendosni bebin të flejë me shpinë.
2. Për të kontrolluar temperaturën e bebit vendosni dorën tuaj në barkun e tij ose prapa qafës, e më pas zgjidhni veshjen e duhur.
3. Mos e ngarkoni shumë me batanije apo shtresa të tjera.
4. Nëse ndieni të ftohtë, mund t’i vishni ndonjë rrobë më tepër.
5. Mundohuni që temperatura e dhomës të jetë brenda normave të rekomanduara.

Lexoni dhe :10 arsyet me te zakonshme, pse bebet zgjohen naten 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X