Gjatë 18 muajve të parë të jetës, bebet zgjohen shpesh natën duke e vështirësuar dhe zvogëluar mundësitë që prindërit të bëjnë një gjumë të qetë. Por, a është zgjuar ndonjëherë bebi juaj në mes të natës pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta bërë atë të ndihet sa më rehat? Nëse ende nuk e keni idenë se përse ndodh kjo gjë, atëherë më poshtë do të lexoni se cilët mund të jenë shkaktarët.
Bebi juaj mund të zgjohet papritur në mes të nates:
1. Nëse ka ftohtë ose vapë;
2. Në rastet kur një burim drite i prish gjumin;
3. Kur dëgjon një zhurmë të papritur;
4. Nëse ai nuk ndihet mirë;
5. Shikon se rutina e tij ka pësuar ndryshime;
6. Në qoftë se bebi sapo ka mësuar një aftësi të re, mund të jetë duke e “provuar” atë gjatë natës;
7. Në momentet kur bebi është duke hyrë në një fazë të re zhvillimi.
8. Nëse bebi është mësuar të flejë me çuço, atëherë mund të zgjohet nëse i bie ajo.
9. Po qe se bebi është mësuar të flejë duke u tundur.
10. Gjatë ditëve kur bebi nuk është ushyer si duhet përpara gjumit.
Çfarë mund të bëni për të minimizuar këto raste?
1. E vishni bebin në mënyrën e duhur.
2. Regulloni temperature e dhomës.
3. Mundohuni të qëndroni strikt ndaj rutinës së tij.
4. Sigurohuni që në dhomën e tij nuk ka drita që e shqetësojnë.
5. Dhoma e tij duhet të jetë e izoluar nga zhurmat.
6. Kujdesuni ta ushqeni mirë përpara gjumit.
Lexoni dhe: Si ta mesojme bebin qe te fleje vete? Keshilla te vlefshme
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu