Fëmijët midis moshave 1 dhe 5 duhet të kryejnë të paktën 180 minuta aktivitet fizik në ditë. Tre orë, me intensitet të ndryshëm, aktivitet fizik mesatar dhe të fuqishëm. Kjo është një lloj “recete” e ushtrimit fizik që duhet praktikuar për të gjithë fëmijët në këtë grupmoshë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila për herë të parë konkretizon në letër pikët në lidhje me sasinë e aktivitetit fizik të fëmijëve nën moshën 5 vjeç për të garantuar një të tashme dhe një të ardhme të shëndetshme.
Shëndet më i mirë për ata që lëvizin
Fëmijët që fillojnë aktivitetin fizik para moshës 5 vjeçare kanë më pak yndyrë, shëndet më të mirë të kockave, parametra më të favorshëm kardiomiektik dhe performancë më të lartë konjuktive dhe motorike. Për këtë arsye OBSH donte të përcaktonte sasinë e aktivitetit fizik të nevojshëm për zhvillim optimal duke filluar nga mosha disa muajshe e fëmijëve.
Këshilla deri në moshën 12 muajshe
Udhëzimet fillojnë nga muajt e parë të jetës së fëmijëve, duke specifikuar se edhe për fëmijët e vegjël deri në 12 muaj, lëvizja është e rëndësishme, edhe kur ata ende nuk janë në gjendje të lëvizin vetë. Në këtë moshë, luani lojëra duke i vendosur në dysheme. Vendosini mbi barkun tuaj në një sipërfaqe të sheshtë për t’i njohur me lëvizjet e para rrëshqitëse, për të paktën 30 minuta në ditë. Dhe zero minuta në ditë të aktivitetit të ulur përpara ekraneve të tabletëve, smartfonëve dhe TV.
Aktiviteti fizik pas vitit të parë
Ndërmjet moshës 1 dhe 2 vjeçare, të paktën 3 orë në ditë aktivitet fizik me intensitet të ndryshëm. Ndërmjet 3 dhe 5 vjeç rekomandimet mbeten të njëjta: tre orë në ditë aktivitet fizik me intensitet të ndryshëm, ku të paktën një orë duhet të jetë me intensitet më të madh. Sa i përket llojit të aktivitetit fizik të rekomanduar, kryesisht janë lojëra të lëvizjes, edhe më mirë nëse i bëni në ambient të hapur dhe në hapësira të mëdha. Dhe jo më shumë se një orë aktivitet të ulur para ekraneve të tabletave, smartfonëve dhe TV.
Gjumi është themelor
Për “recetat” që lidhen me aktivitetin fizik OBSH mbështet rekomandimet për një gjumë cilësor, sepse gjumi është thelbësor për zhvillimin konjuktiv, fizik dhe psikosocial të fëmijëve, dhe përsa i përket sasisë: nga 12-17 orë në ditë për fëmijët nga 0 në 12 muaj, deri në 10-13 orë gjumë në ditë për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, duke kaluar nëpër 11-14 orë për fëmijët e moshës 1-2 vjeç.
Ta dini
Këto indikacione, shpjegon OBSH, janë për të gjithë fëmijët, si ata të vendeve perëndimore dhe ata të vendeve në zhvillim, pasi që aktiviteti i dobët fizik bashkon të gjithë fëmijët e botës.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu